Durana Tech Park po shndërrohet në një nga projektet më ambicioze të dekadës, duke e lidhur Shqipërinë me hartën globale të inovacionit dhe teknologjisë. Më shumë se një park, Durana po ngrihet si një urë reale eksporti për teknologjinë “Made in Albania”, duke bashkuar idetë, talentet dhe investimet në një ekosistem që prodhon zgjidhje konkurruese për tregjet ndërkombëtare.
Në këtë intervistë për Business Mag, CEO e Durana Tech Park, Florensa Haxhi rrëfen rrugëtimin profesional që e solli në krye të projektit, vizionin që e udhëheq dhe arritjet e para për ta pozicionuar Duranën si një qendër të re të inovacionit përtej kufijëve shqiptarë. Nga një ide e lindur në zyrat e Albanian Investment Corporation (AIC), deri në një realitet që po tërheq kompani në fusha si: AI, cybersecurity, big data dhe zhvillimin e software-ve, Durana po kërkon të transformojë Shqipërinë në një destinacion të ri për investime inteligjente dhe eksport teknologjik.
Durana Tech Park shihet si një projekt ambicioz dhe me shumë potencial për të ardhmen teknologjike dhe ekonomike të Shqipërisë. Si u gjendët në krye të Durana? A është ky projekti i jetës?
Në fakt, rrugëtimi im drejt Durana Tech Park është një vazhdimësi e natyrshme dhe e qëllimshme e karrierës sime deri më tani. Kam nisur punën në Kryeministri, ku pata privilegjin të angazhohem në hartimin e strategjive kombëtare të zhvillimit dhe në bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë. Një prej projekteve që më ka lënë gjurmë të veçantë ishte Programi për Inovacionin dhe Startup-et, një ide që atëherë ishte ende në fazë vizioni, por që sot është kthyer në realitet përmes politikave shtetërore dhe instrumenteve të reja ligjore që mbështesin inovacionin.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.