Një nga kënaqësitë më të mëdha kur eksploron një qytet është të admirosh qiellgërvishtësit e tij të lartë dhe magjepsës. Këto struktura vertikale janë vepra arkitektonike që kombinojnë kreativitetin me planifikimin e zgjuar urban, duke sfiduar gravitetin për të prekur qiellin.
Por kur një ndërtesë konsiderohet qiellgërvishtës? Sipas Këshillit për Ndërtesat e Larta dhe Habitatin Urban (CTBUH), një ndërtesë e tillë duhet të jetë të paktën 150 metra e lartë.
Sipas të dhënave të këtij institucioni, Hong Kongu renditet në krye të listës si qyteti me më shumë qiellgërvishtës në botë, plot 560 të tillë. Me një popullsi që rritet me ritme të shpejta dhe një terren malor që e kufizon ndërtimin horizontal, Hong Kongu ka zgjedhur të rritet në lartësi. Kjo qasje e ka kthyer qytetin në një metropol vertikal pranë Detit të Kinës Jugore.
Lexo edhe:Bill Gates: AI do të na çlirojë nga rutina, por ndryshimi po ndodh shumë shpejt!
Qiellgërvishtësi më i lartë në Hong Kong është International Commerce Centre, përfunduar në vitin 2010, me 118 kate dhe 484 metra lartësi. Pas tij vjen Two International Finance Centre, ndërtuar në vitin 2003 me një lartësi prej 416 metrash, dhe më pas Central Plaza, përfunduar në vitin 1992 me 374 metra. Një tjetër ikonë e skyline-it të qytetit është Bank of China Tower, e dizajnuar nga arkitekti i famshëm I.M. Pei. Struktura e saj asimetrike përfaqëson lulëzimin e pyjeve të bambusë dhe është pjesë e instalacionit të përnatshëm “Symphony of Lights” që ndriçon qytetin çdo natë pas orës 20:00.
Në vend të dytë renditet Shenzhen, një tjetër qytet kinez me 444 qiellgërvishtës, ku spikat Ping An Finance Centre, ndërtesa më e lartë e tij. Ndërkohë, vendi i tretë i takon një prej qyteteve me horizontin më të njohur në botë, New York City, SHBA. Më shumë se 320 qiellgërvishtës e përbëjnë këtë metropol, duke përfshirë ndërtesa ikonike si One World Trade Center, Chrysler Building dhe Empire State Building, duke e kthyer qytetin në një muze të gjallë arkitekture.
Këto janë qytetet me më shumë qiellgërvishtës në botë:
-
Hong Kong, Kinë
-
Shenzhen, Kinë
-
New York City, SHBA
-
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
-
Guangzhou, Kinë
-
Shanghai, Kinë
-
Kuala Lumpur, Malajzi
-
Wuhan, Kinë
-
Tokio, Japoni
-
Chongqing, Kinë
-
Chicago, SHBA
-
Bangkok, Tajlandë
-
Chengdu, Kinë
-
Jakarta, Indonezi
-
Mumbai, Indi
-
Toronto, Kanada
-
Shenyang, Kinë
-
Singapor
-
Nanning, Kinë
-
Hangzhou, Kinë
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto