Qyteti francez ben zgjedhje te forte, peme ne vend te reklamave ne rruge - Business Magazine Albania

Qyteti francez ben zgjedhje te forte, peme ne vend te reklamave ne rruge


Qyteti francez i Grenobles, kryeqyteti i vete-dizenjuar i Alpeve Franceze , do te ndaloje vendosjen e reklamave dhe do ti zevendesoje ato me peme. Te 326 reklamat perfshire 64 billborde do te hiqen vitin tjeter midis periudhes Janar-Prill ndersa kontrata me JCDecaux, kompanine numer 1 ne bote per reklamat ne ambjentet e jashtme, do te anullohet, sipas kryebashkiakut te qytetit.

“Bashkia ka bere zgjedhjen e clirimit te hapesires publike ne Grenoble nga reklamat me qellim zhvillimin e hapesirave per shprehje publike,” thane burime nga Eric Piolle, kryebashkiaku i Grenobles i cili i perket njekohesisht Partise se Gjelber Franceze.

“Rreth 50 peme te reja do te mbillen para pranveres ne vend te disa reklamave qe vihen re ne qytetin e 160,000 banoreve, ” tha zyra e Kryebashkiakut.

Grupe lokale kulturore dhe sociale do ti ofrohet vend i lire per vendet e mbetura per reklama, thote Lucille Lheureux zyrtarja lokale, pergjegjese per hapesirat publike por ato do te jene me te vogla dhe te reklamuara “jo vetem per shoferet por edhe per kembesoret.” Zj. Lheureux thote se ka pasur reklama ne qytet qe nga 1976 por tani “ato nuk i korerspondojne me pritshmerive te banoreve qe duan hapesira publike.”

Nje vendim i tille nga ana e Bashkise se qytetit erdhi ne nje moment kur kishte ardhur momenti i riperteritjes se kontrates me JCDecaux.

Kur Piolle konkurroi per postin e Kryebashkiakut te Grenobles, ai e beri nje premtim te tille per te zvogeluar hapesirat per reklama.

Ne faqen e saj, JCDecaux, e cila thote se drejton rreth 480,400 panele reklamuese neper bote, tha se Grenoble do te humbe rreth €600,000 (£475,000) ne vit ne te ardhura duke mos e rinovuar kontraten. Por zyra e Kryebashkiakut i pergjigjet duke thene se nga konkurrenca me reklamat online, te ardhurat nga reklamat e rruges do te binin me €150,000 ne vit nese kjo kontrata do te rinovohej.

Ka qene qyteti i Sao Paulos, Brazil, qe ne 2006 nxorri  nje ligj per ndalimin e vendosjes se reklamave neper rruge.

 (Marre nga The Telegraph)

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0