Qytetarët e Kosovës të mbingarkuar me kredi

Qytetarët e Kosovës të mbingarkuar me kredi


Qytetarët dhe ndërmarrjet në Kosovë po del të jenë të mbingarkuar me borxhe nga ana e institucioneve kredidhënëse. Një pjesë e madhe e pagës së qytetarëve shkon në pagesën e kësteve të kredive apo në pagesën e kësteve të kartelave të kreditit.

Në fund të muajit nëntor të vitit 2015 vlera e kredive aktive në banka ishte 2.01 miliardë euro, nga të cilat 1.34 milardë euro kredi nga ana e ndërmarrjeve dhe 673.5 milionë euro kredi të individëve. Rritja vjetore e kredive ishte 8.3 përqind, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Ekonomia.

Në një studim të kryer nga ana e BQK-së rezulton se 72 përqind e gjithsej huamarrësve kanë më shumë se një kontratë kreditore aktive, me mesatare prej 2.6 kontratave kreditore aktive, por ka numër të lartë të atyre që kanë 4 e më shumë kontrata kreditore aktive. Ndërmarrjet kryesojnë me mesatare më të lartë të kontratave kreditore aktive dhe vërehet se një ndërmarrje ka kredi aktive në disa banka apo institucione mikrofinanciare.

Afër 40 përqind e gjithsej huamarrësve (ekonomi familjare dhe ndërmarrje) kanë problem me mbingarkesë të borxhit, ku vlera e këstit mujor tejkalon mbi 50 përqind të hyrave mujore neto.

Ekonomitë familjare kanë më shumë raste të mbingarkesës me borxh, ku 44.7 përqind e tyre shpenzojnë më shumë se 50 përqind të hyrave për pagesë të kësteve, në krahasim me 36 përqind të ndërmarrjeve.

Klientët të cilët kanë kredi me afat më të gjatë zakonisht kanë më shumë probleme me kthimin e kredisë, dhe po ashtu nga të dhënat mund të thuhet se ndërmarrjet kanë më shumë probleme në kthimin e kredisë krahasuar me individët. Huamarrësit që posedonin disa kontrata kreditore aktive të lëshuara nga institucione të ndryshme kanë më shpesh raste të vonesave në pagesë.

Rritja e shpejtë e kreditimit nga ana e bankave në njërë anë mund të jetë faktor i rëndësishëm në nxitjen e aktivitetit ekonomik në vend, por rritja e kreditimit në mënyrë të pakontrolluar mund të shkaktojë probleme serioze të mbingarkesës me borxhe si për individët ashtu edhe për ndërmarrjet. Prandaj, institucionet kredituese me rastin e lejimit të kredive duhet të bëjnë vlerësim të kujdesshëm të kapacitetëve kredimarrëse të klientëve, dhe në vazhdimësi të monitorojnë përdorimin e mjeteve për destinimin e aprovuar.

/Gazeta Ekonomia/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0