Qiellgërvishtësja e parë në Beograd, me emër shqiptar, “Pa... - Business Magazine Albania

Qiellgërvishtësja e parë në Beograd, me emër shqiptar, “Pallati Albania” del në shitje

Po, në mes të Beogradit ngrihet krenare një ndërtesë që mban emrin “Albania”. Për shumëkënd mund të tingëllojë si paradoks, por kjo është një nga historitë më interesante të fqinjësisë ballkanike,  qiellgërvishtësja e parë në Beograd, ndërtuar në vitin 1939, quhet “Pallati Albania” dhe sot, një pjesë e saj është në shitje për 3.88 milionë euro.

Në zemër të kryeqytetit serb, aty ku përplasen historia dhe moderniteti, ndodhet ky simbol që mban një emër krejt shqiptar. Me 13 kate dhe pamje mbresëlënëse, “Pallati Albania” për dekada ishte ndërtesa më e lartë e qytetit dhe një prej më të lartave në Evropën Juglindore.

Por pas emrit fshihet një histori që prek rrënjët e identitetit. Në të njëjtin vend, rreth vitit 1840, ekzistonte një lokal i vogël, “Café Albania”, në pronësi të një burri të quajtur Mihailo “Albanez”, një serb me origjinë nga Shqipëria. Ai e quajti kafenenë sipas vendlindjes së tij, një gjest i thjeshtë që më vonë do të lënte një gjurmë të përhershme në zemrën e Beogradit.

Sot, kjo godinë historike është shpallur pasuri kulturore dhe ndodhet në proces falimentimi nga Banka e Beogradit. 381 metra katrorë të saj janë ofruar për shitje, nën mbikëqyrjen e Agjencisë për Sigurimin e Depozitave. Ligji kërkon që para se të kalojë në duart e blerësve privatë, shteti serb të ketë të drejtën e parë të ofertës.

Në një Beograd që ndërton çdo ditë qiellgërvishtës të reja, “Pallati Albania” mbetet një monument që flet për një histori të përbashkët, përtej kufijve dhe politikave. Një pjesë e Shqipërisë, në mes të Beogradit. Një kujtim që nuk mund të fshihet as nga koha, as nga tregu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0