Profesionistëve të lirë do t’u kthehen pagesat e kryera gjatë vitit.
Pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Financave Petrit Malaj, ka theksuar se në total, profesionistëve të lirë do t’u rikthehen rreth 5 milionë euro të parapaguara.
“6450 tatim pagues do të rimbursohen me një fond total prej 501 milionë lekë. Procesi i rimbursimit do përfundojë brenda datës 31 dhjetor 2024 dhe do të ngarkojmë Drejtorinë e Tatimeve për mbarëvajtjen e këtij procesi.
Në vijim, Qeveria do bëjë një vlerësim të të gjitha përjashtimeve dhe normave tatimore që janë në fuqi. Do të bëjmë një vlerësim nëse do të qëndrojnë, apo do duhet të rishikohen”, ka theksuar ai.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto