Qeveria vendos: do të punësojmë 200 praktikantë në vit

Qeveria vendos: do të punësojmë 200 praktikantë në vit


200 praktikantë në vit do të punësohen në institucionet shtetërore. Vendimi është marrë së fundi nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim parashikon që, “Ministria përgjegjëse për rininë dërgon në ministrinë përgjegjëse për financat numrin e praktikantëve që do të punësohen në çdo institucion të administratës shtetërore, në kuadër të programit kombëtar të praktikave të punës për çdo vit buxhetor. Ministria përgjegjëse për financat njofton degët e thesarit për numrin e praktikantëve që do të paguhen brenda fondeve të  miratuara për institucionin përkatës në ligjin vjetor të buxhetit”.

Sipas vendimit, procesi i punësimit të praktikantëve në thirrjet e radhës, bëhet sipas kërkesave të institucioneve të administratës shtetërore.

Ndarja e punësimeve deri në 200 praktikantë në çdo vit buxhetor, bazohet në kërkesat e institucioneve për punësimin e praktikantëve për 1 (një) vit kalendarik dhe numrin e praktikantëve që kanë kryer me sukses programin kombëtar të praktikave të punës.

Të punësuarit do të trajtohen me pagë deri në nivelin IV-b.

Praktikat e punës po marrin një vëmendje të veçantë së fundi në institucionet publike dhe private. Prej vitesh tregu i punës vuan nga një hendek i madh mes formimit dhe fuqisë punëtore të specializuar.

Deri më të tani, të rinjtë në universitete kanë zhvilluar praktika pune në institucione, por nuk ka pasur një politikë të shprehur qartësisht si me vendimin e fundit, për punësimin e tyre në institucionet publike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0