Qeveria rrit borxhin e saj jashtë. Borxhi total sa 70% e PBB-së - Business Magazine Albania

Qeveria rrit borxhin e saj jashtë. Borxhi total sa 70% e PBB-së


Sipas të dhënave të analizuara në një raport të posaçëm për borxhin e jashtëm, BSH vëren se qeveria shqiptare rriti detyrimet e saj jashtë me 2%. Në këtë periudhë ajo shleu rreth 49 milionë euro detyrime (principal dhe interesa), por interesat e ulëta në treg nuk e kanë përmirësuar balancën, për shkak të rritjes së huasë së re. Në të njëjtën periudhë, qeveria mori borxh të ri në vlerën 109 milionë euro.

Qeveria është borxhliu më i madh jashtë nga të gjithë aktorët vendas. Me 3.4 miliardë euro, ajo mbart mbi 43% të totalit të borxhit tonë të jashtë. Të dytat në “tortën”e borxhit janë kompanitë e huaja që kanë ndërmarrë investime direkte. Për investimet e kryera apo në proces, ka shkuar 22.3% e totalit të borxhit të jashtëm të ekonomisë shqiptare. Korporatat depozituese zënë 17.3% dhe borxhi i sektorëve të tjerë 16.5%.

Qeveria dhe huatë ndër kompani kanë dhënë ndikimet kryesore në zvogëlimin e raportit të stokut të borxhit të jashtëm ndaj PBB-së nominale, sipas Bankës së Shqipërisë. Borxhi i jashtëm bruto zbriti në 70% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 75%. Ndër vite,  në borxhin e jashtëm po merr gjithjë e më shumë peshë borxhi afatgjatë. I tillë është sot gati 80% e totalit të borxhit të jashtëm bruto.

Një tjetër tregues i rëndësishëm për përmasat e borxhit është raporti i rij me eksportet tona. Borxhi shkon sa gati dyfishi i eksporteve, me 183.6% të eksporteve. Ndaj një viti më parë, është  përmirësuar ndjeshëm duke u ulur rreth 36% (pasi eksportet u rritën rreth 15%). Por, Banka e Shqipërisë vëren se me gjithë përmirësimin, ky tregues është ende tej pragut kritik prej 150%.

Banka vëren gjithashtu se stoku i rezervës valutore në vendin tonë është i mjaftueshëm për të përballuar goditjet negative të mundshme nga jashtë. Kjo rezervë mbulon 6.6 muaj importe mallrash dhe shërbimesh dhe është sa 175.8% e borxhit të jashtëm afatshkurtër në fund të tremujorit të dytë 2017.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0