Qeveria rishikon Buxhetin 2020/ Fonde shtesë për pensionistët, ndihmën ekonomike, shëndetësinë dhe fusha të tjera - Business Magazine Albania

Qeveria rishikon Buxhetin 2020/ Fonde shtesë për pensionistët, ndihmën ekonomike, shëndetësinë dhe fusha të tjera

Qeveria ka miratuar ditën e sotme Aktin Normativ për rishikimin e buxhetit 2020. Për të sqaruar këtë vendim, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka deklaruar se janë alokuar fonde shtesë për fusha të ndryshme. Ajo ka folur edhe për shpërblimin financiar për pensionistët, në prag të festave të fundvitit. Denaj ka deklaruar se familjet në ndihmë ekonomike, do të marrin dyfishin e ndihmës deri në fund të përballjes me COVID-19.

“Ky Akt Normativ është i domosdoshëm në kushtet e finalizimit të një viti të vështirë, ku përballuam dy goditje, tërmetin dhe situatën e pandemisë.

Miratuam fond shtesë 1.4 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, 400 milion lekë shkojnë për spitalet për situatën COVID, 1 miliard lekë për ndihmën ekonomike dhe paaftësisë.

Mbështetje shtesë për infrastrukturën energjinë dhe reformën e ujit. Parashikohen 2.9 mld lekë pagesa për rreth 30 projekte që kanë avancuar me projektet me fonde të buxhetit të shtetit. 420 mln lekë subvencion i është dhënë ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve. Gjithashtu alokojmë 200 milionë lekë për shpronësim dhe shlyerje detyrimesh në infrastrukturë. Me rëndësi edhe shtesa 673 milionë lekë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve për dy projekte, identifikimi elektronik i zgjedhjeve dhe votimi elektronik. Ky buxhet nuk e ka lënë pas as arsimin, për të cilën jepen 100 milion lekë në programin për kërkimin shkencor”, tha në komunikimin me mediat ministrja Denaj.

Përsa i përket shpërblimit të pensionistëve në fundvit, nga shuma 5000 lekë secili do të përfitojnë 9932 pensione familjare dhe  mbi 8045 pension të parakohshëm. Sipas ministres shpërndarja nis javën e ardhshme.

LEXO: Projekt-buxheti i vitit 2021 ka në fokus rindërtimet dhe investimet publike

Ministrja në përgjigje të gazetarëve për një projeksion për ekonominë tha se mbetet tek treguesit aktual për një rritje 5,5 % në 2021.

Nuk mund të bëjmë parashikime 100% , tha ajo, por situate nuk është e tillë emergjente që të bëjmë një buxhet konservator, por kemi tkurrur shpenzimet e panevojshme.” Ato të prioriteteve janë të nevojshme për të injektuar para në ekonomi, për të rritur konsumin. Ajo që do të presim që investimet private si do të jenë, është e pritshme që investimet e huaja do të kenë trendin e tyre logjik,” tha ministrja Denaj.

Përsa i përket bllokimit të llogarive dhe mbledhjes së borxheve e kamatvonesave të bizneseve fason ministrja u shpreh se këtë situatë nuk dëshiron ta lidhë me pandeminë, se borxhet e akumuluara janë ndër vite, “prandaj situata kërkon një analizë sa janë dhe pse ka arritur akumulimi deri këtu. Bëhet fjalë për të gjitha bizneset, jo vetëm për fasonët. Nga pandemia po vuan edhe turizmi dhe të tjerë, nuk duam të jemi selektiv. E kemi nisur analizën dhe do të shprehemi në janar që të shohim se si mund ti ndihmojmë bizneset”, tha ministrja Denaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0