Qeveria shqiptare ka prezantuar paketën e rezistencës si kundërpërgjigje ndaj krizës ekonomike. Kryeministri Edi Rama, zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Financave parashtruan vendimet e qeverisë për një paketë të dytë antikrizë.
Paketa është afatmesme dhe ka parasysh natyrën e paparashikueshme të krizës, sipas kryeministrit:
Ja disa nga vendimet e komunikuara këtë të enjte nga kryeministri Rama:
Pensionet, riindeksohen për herë të dytë këtë vit, pas indeksimit në muajin prill. Indeksimi aktual është vendosur 6%, për të shkuar në 9.5% si indeksim tërësor këtë vit.
Kryeministri tha, “ kjo do të ndodhë edhe për personat me aftësi të kufizuar. Bëjmë ndërhyrje me indeksim 7.5% për të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike dhe do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë. Të gjitha gratë që janë në kushtet e papunësisë, do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar”.
Vijohet me programin e rritjes së pagave për sektorët prioritarë me buxhetin dhe afatin e vitit të ardhshëm. “Pasi kemi rritur pagat për infermierët, ushtaraktët, mësuesit dhe mjekët, do vazhdojmë të rrisim pagat për administratën, po ashtu edhe për policinë e shteti dhe burgjeve, kategori këto që kishën kohë që nuk merrrnin rritje”.
Edhe për pagën minimale ka një rritje të dytë këtë vit që shkon në 34 mijë lekë, nga 32 mijë lekë që u vendos në gjysmën e parë të vitit.
Mbeten në fuqi ndërkohë edhe tre pikat e paketës së mëparshme: mbështetja e naftës për fermerët, për peshkatarët dhe mbështetja për të mos rritur biletën e transportit publik.
Rama theksoi se çmimi i energjisë nuk do të preket, një vendim politik ky sipas tij. “Duhet t’i mbrojmë konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla nga rritja e çmimit të energjisë”, theksoi Rama.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.