Sipas Bankës së Shqipërisë kërkesa fillestare për borxh ishte në vlerën e 120 milionë euro, por interesi i lartë i ofruar nga bankat nxiti qeverinë të pranojë borxhin prej 100 milionë euro.
Gjithsesi, borxh i ri i ka tejkaluar limitet e qeverisë, e cila në kërkesën fillestare thuhej se borxhi do të merrej me një normë interesi apo kupon indikativ jo më shumë se 1.8%, ndërkohë që ka pranuar një normë interesi më të lartë në shifrën e 1.96%.
Në ankand kanë shprehur interes për të marrë pjesë 37 institucione financiare, të licencuara për këtë shërbim, ndërsa u pranuan vetëm 32 kërkesa.
Vendimi për të marrë një hua të brendshme në euro ka pasur kryesisht qëllim të shfrytëzojë likuiditetin e lirë që disponon tregu financiar dhe kryesisht ai bankar në monedhën europiane.
Edhe pse borxhi tashmë është miratuar ende nuk është saktësuar se cili do të jetë destinancioni i këtij borxhi.
Obligacionet janë instrumente financiare afatmesëm dhe afatgjatë me maturitet 2, 3, 5, 7 dhe 10-vjeçare, ato emetohen me kupon fiks pra normë fikse interesi dhe paguhet çdo 6 muaj gjatë kohëzgjatjes së instrumentit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.