Qeveria, ky nxënës i dobët - Business Magazine Albania

Qeveria, ky nxënës i dobët


Pas lëkundjeve të forta të tërmetit, disa fëmijë që nuk e duan shkollën, janë lutur që të nesërmen ta bëjnë pushim.

Ndërsa mundësia për tërmete në të ardhmen është tërësisht e pasigurt (ne nuk i parashikojmë dot tërmetet) sjellja e qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit është ajo e një nxënësi të dobët. Zgjedh më të thjeshtën, të mbyllë shkollat. Me një vendim të vetëm, delegon të gjitha përgjegjësitë tek individi, familja.

Shkollat kanë oborre relativisht të mëdha, çka nuk gjenden në lagjet tona të mbipopulluara. Ndaj një prind do të ishte më i sigurtë nëse fëmija është në shkollë e në rast lëkundje del në ambient të hapur. Për më tepër, institucionet publike duhet të na japin pak më shumë siguri. Për atë paguhen nga taksat personale dhe të biznesit, nga Tatimi mbi të Ardhurat, Tatimi mbi Fitimin, Dividendi, tarifa e arsimit dhe shumë të tjera.

Lutjet e fëmijëve për pushime, kanë precedentë, jo fatkeqësitë që mund të kenë ndodhur në shkollë, por precedentin e shkollës së mbyllur sa herë ka një epidemi, sa herë ka mot të ftohtë, madje edhe kur ka vetëm shi.

Gati 3 vite më parë, shkollat u mbyllën në janar për shkak të një epidemie të përhapur, por në fakt arsyeja kryesore ishin temperaturat shumë të ulëta dhe pamundësia për të ngrohur shkollat.

Po ku rrinë fëmijët në ditë të tilla? Kopshtet e qendrat private janë streha e tyre në këto ditë të pasigurta. A është një institucion privat më i sigurtë se një institucion publik?! Dyshoj.

Përgjigja zyrtare është po ashtu e përsëritur. Përkrah mbylljes së shkollave vjen vendimi për ditën pushim të punonjësve të institucioneve publike. Në institucionet publike janë rreth 171 mijë të punësuar sipas INSTAT. Thënë ndryshe, rreth 17% e të punësuarve në privat (përfshirë edhe sektorin e bujqësisë). Mbi 1 milion të punësuar, bashkë me sipërmarrësit u duhet t’i përvishen punës, në borë, në shi, e në stuhi. Përse?! Sepse u duhet të paguajnë taksat e sigurimet në fund të muajit. Janë taksat e sigurimet që shkojnë për arsimin, shëndetësinë, administratën publike…

Mungesa e marrjes së përgjegjësive dhe aplikimi i standardeve të dyfishta në një popullsi kaq të vogël, vetëm sa e dobëson reputacionin e vendimarrësve dhe besimin te këto institucione.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0