Qeveria hap ankandin për parkun fotovoltaik më të madh në Ballkan - Business Magazine Albania

Qeveria hap ankandin për parkun fotovoltaik më të madh në Ballkan

Pas dy ankandeve të suksesshëm për zhvillimin e projekteve të energjisë së rinovueshme, në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të mbështesë sërish projektet fotovoltaike duke shpallur ankandin e tretë më të madhin në rajon.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë parashikohet të shpallë procesin e parë konkurrues në qershor të këtij viti, me një kapacitet deri në 300 MW. Ndryshe nga projektet e kaluara, tashmë subjektet ofertuese duhet të sigurojnë vetë zonën ku mund të zhvillojnë projektet fotovoltaike, ndaj është cilësuar si projekt hibrid.

Por çfarë do t’u sigurojë shteti?

Burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëjnë të ditur se fituesve të ankandit do t’u sigurohet blerja e energjisë për 15 vjet dhe se Ministria do u japë në dispozicion hartën e tokës ku janë përcaktuar zonat e mbrojtura që nuk mund të zhvillohen projektet fotovoltaike. Secili ofertues ka të drejtë të konkurrojë deri në 100 MW, në një projekt të vetëm, ose i shpërndarë dhe në disa projekte por duke mos kaluar kufirin e përcaktuar. Ndërkaq, në qershor do të shpallen dhe dokumentet tekniko-financiare të ankandit ku çdo subjekt ofertues duhet t’i përmbush kriteret e përcaktuara për të qenë konkurrues. Ofertat me çmimin më të lirë do të shpallen fituese. Gjithashtu është parashikuar se do të përcaktohet një çmim tavan i cili do të shpallet në qershor. Që t’u jepet më tepër kohë përgatitore konkurrentëve, ky ankand parashikohet të përfundojë në tetor të 2023.

Lexo edhe: Rritet kostoja e paneleve diellore në Britani. Rregullatorët ulin edhe çmimin e shitjes

Vlen të theksohet se për këtë projekt madhor, mbështetja është maksimale nga BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim), nga ku do të jenë të angazhuar konsulentë ndërkombëtarë për asistencë dhe transparencë në konkurrim. Dy ankandet e mëparshme ndërkombëtare për parqe fotovoltaike në Karavasta dhe Spitallë janë zhvilluar përkatësisht në vitet 2020 dhe 2021. Voltalia, kompania franceze që fitoi këto ankande ka nisur nga ndërtimi i tyre dhe parku i Karavastasë pritet të fillojë nga prodhimi i energjisë në shtator të këtij viti, ndërsa Spitalla në fund të 2024.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0