Rritet kostoja e paneleve diellore në Britani. Rregullatorët ulin edhe çmimin e shitjes - Business Magazine Albania

Rritet kostoja e paneleve diellore në Britani. Rregullatorët ulin edhe çmimin e shitjes

Kostoja e instalimit të paneleve diellore u dyfishua në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021 në Britani. Pronarët e shtëpive po kalojnë tek përdorimi i energjisë së ripërtëritshme me një ritëm më të shpejtë, duke u përpjekur të shmangin pasojat e krizës energjetike që shkaktuan rritjen me 67 për qind të çmimit të energjisë gjatë vitit të kaluar.

Në një qytet në veri të Londrës, shumicën e kohës moti ka qenë me re gjatë muajve të dimrit.

Por kjo nuk e pengoi banorin e qytetit Luton, Kumi Thiruchelvam, të instalonte panele diellore në dhjetor. Kostoja e instalimit të tyre është midis 14 dhe 15 mijë dollarëve, duke i marrë atij një pjesë të mirë të kursimeve.

Megjithatë për të investimi ishte i arsyeshëm për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë të shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë. Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, çmimet e energjisë elektrike në Britani u rritën me 67 për qind në janar të vitit 2023 krahasuar me janarin e vitit 2022.

Kostoja e instalimit të paneleve diellore u dyfishua në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021, sipas organizatës MCS, e cila është përgjegjëse për standardet e instalimit të paneleve diellore.

Lexo edhe: Në Turqi përfundon termocentrali diellor më i madh në Europë

Vetëm në janar, ka patur rreth 15 mijë instalime shtëpiake të paneleve diellore në Britani, më shumë se në çdo muaj tjetër që nga viti 2016.

Tom Faulkner, kreu i pasurive, infrastrukturës dhe rrjeteve në kompaninë “Cornëall Insight”, thotë se tregu i energjisë diellore ka ndryshuar rrënjësisht gjatë viteve të fundit dhe rritja e kostos së energjisë elektrike po nxit ritmin e instalimit të paneleve fotovoltaike.

“Zakonisht konsumatorët përfitojnë nga normat e eksportit në rrjetin e energjisë elektrike të vendit. Tani, shumë nga ato kursime vijnë nga kostot e shmangura, sepse kostoja e energjisë elektrike është kaq e lartë. Ndërkohë që ekzistojnë skema për t’i mbrojtur njerëzit nga kostot aktuale, 3000 dollarë në vit për një familje mesatare janë ende një kosto shumë e lartë krahasuar me mesataret historike”, thotë zoti Faulkner.

Por, shitja e energjisë shtesë, megjithëse e kufizuar, nuk është përparësi e madhe.

Ofgem, rregullatori energjetik i Britanisë, e uli çmimin minimal të eksportit në zero paund në vitin 2019, duke lejuar kompanitë e energjisë të blejnë energji elektrike me çmime shumë të ulëta nga pronarët e paneleve diellore.

Çmimet e përpiluara nga kompania “Solar Energy UK” në janar tregojnë se çmimi më i lartë për eksportin e energjisë elektrike është 0,18 dollarë për kËh, ndërsa blerja e energjisë elektrike nga rrjeti energjetik i vendit kushton tre herë më shumë./ VOA 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0