Qeveria garanton kreditë e tregtarëve ushqimorë për blerjen e rezervave - Business Magazine Albania

Qeveria garanton kreditë e tregtarëve ushqimorë për blerjen e rezervave

25 milionë euro është fondi që qeveria do të vërë në dispozicion si garanci shtetërore për bizneset që tregojnë me shumicë produktet bazë të shportës. Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, linja e garancisë prej 3 miliardë lekë do të shërbejë si një ndihmë për bizneset që janë të detyruara të kenë rezerva të mjaftueshme të produkteve ushqimore për një periudhë 3-mujore.

Huadhënia për bizneset do të jepet nga katër banka të nivelit të dytë dhe miratimi i kërkesave për kredi nga ana e bizneseve do të jetë në një kohë më të shkurtër se për një hua normale, për shkak të situatës emergjente të krijuar në treg.  Megjithatë, në vendim nuk ka detaje mbi kriterët që duhet të plotësojnë subjektet si dhe se si do të ndahet risku mes bankës dhe bizneseve.

Kjo masë pason ngritjen e bordeve të transparencës pas rritjes së fortë të karburanteve dhe çmimeve të mallrave të shportës, veçanërisht sa prej luftës në Ukrainë, aq edhe nga abuzimet e konstatuara në treg.

Lexo edhe: Kjo është shifra e majme që përfituan bizneset shqiptare nga finalja e Conference League

Aktualisht, bordi i transparencës së çmimeve të produkteve të shportës vendos çmimet tavan për katër produkte bazë, miellin, orizin, sheqerin dhe vajin, ku ky i fundit kushton ndjeshëm më shtrenjtë dhe shitet për 381 lekë litri.

Megjithatë, si bordi i transparencës për produktet e shportës ashtu edhe ai për karburantet, me gjithë synimin për të kufizuar rritjen e çmimeve, me vendimet e tyre vijojnë t’i nënshtrohen luhatjeve në bursa dhe tregjet ndërkombëtare.

Që prej pandemisë, Financat kanë aplikuar disa skema garancie shtetërore si ajo për pagat e kompanive të mëdha, garancia për likuiditet dhe më pas kjo linjë garancie për bizneset që tregtojnë me shumicë produktet bazë.

Sipas aktit normativ të qeverisë, për këto skema garancie, Ministria e Financave është duke përgatitur ndryshimet ligjore për t’i pasur si instrument të përhershëm financimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0