Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje studentëve të vaksinohen. Gjatë një vizite në Fakultetin e Ekonomisë ajo theksoi se, deri më tani janë vaksinuar rreth 66% e arsimtarëve dhe stafeve pedagogjike.
Sipas saj, “jemi në një përqindje relativisht të mirë të mbulesës vaksinale për kategorinë e arsimtarëve. Por, fokusi është që të rrisim mbulesën vaksinale, sepse vaksinat shpëtojnë jetën. Duhet që brenda datës 11 Tetor kur është dhe fillimi i vitit akademik të kemi një përqindje të lartë të studentëve të cilët vaksinohen dhe që praktikisht do të jenë në auditorë për të filluar mësimin”.
Edhe studentët që morën një nga dozat e vaksinës, u kanë bërë thirrje bashkëmoshatarëve të vaksinohen në prag të vitit akademik që nis më 11 Tetor.
Prej disa ditësh vaksinimi po vijon edhe në universitete, pasi vaksinimi është kusht i pjesëmarrjes në auditore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto