Në Mbretërinë e Bashkuar, kabineti qeveritar, është mbledhur për të diskutuar për masat shtrënguese, që mund të ndihmojnë në menaxhimin e pandemisë, para se situata të dalë tërësisht jashtë kontrollit.
Pritet që ndeshjet sportive të mos rifillojnë siç ishte planifikuar, ndërsa baret dhe restorantet, duhet të mbyllen para orës 22:00.
Qeveria ka sugjeruar sërish punën nga shtëpia. “Nëse mund të punoni nga shtëpia, bëjeni, sepse tani duhet ta bëni”, ishte këshilla e qeverisë britanike.
Të hënën, niveli i alarmit të Mbretërisë së Bashkuar Covid-19 u zhvendos në 4, që do të thotë se transmetimi është i lartë. Dje, 4,368 raste të tjera ditore dhe 11 vdekje, u regjistruan në Britani.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto