Qeveria amerikane konfiskon 1 milion dollarë në bitcoin nga një grup rus - Business Magazine Albania

Qeveria amerikane konfiskon 1 milion dollarë në bitcoin nga një grup rus

Bitcoin

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara njoftoi të hënën se ka konfiskuar serverat dhe 1 milion dollarë në bitcoin nga një nga grupet më aktive kriminale ruse të ransomware-it, përgjegjës për maluerët BlackSuit dhe Royal.

Sipas komunikatës për shtyp, një koalicion ndërkombëtar i agjencive të zbatimit të ligjit, përfshirë autoritete nga SHBA, Kanada, Gjermani, Irlandë, Francë, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera, ka konfiskuar më 24 korrik katër servera dhe nëntë domene. Përveç kësaj, autoritetet kanë sekuestruar edhe rreth 1 milion dollarë në kriptomonedhë.

BlackSuit dhe Royal janë dy lloje të ndryshme ransomware-i, të cilat besohet se janë zhvilluar nga i njëjti grup kriminal rus i cilësuar si përgjegjës për sulme ndaj infrastrukturave kritike në SHBA dhe më gjerë.

Agjencia amerikane për sigurinë kibernetike CISA raportoi vitin e kaluar se “aktorët e BlackSuit kanë kërkuar më shumë se 500 milionë dollarë në total, ku kërkesa më e madhe individuale për shpërblim ka qenë 60 milionë dollarë”.

Lexo edhe: Startup-et, si mund t’i ndihmojë “Pivot”-i të dalin nga kriza

“Targetimi i vazhdueshëm nga grupi BlackSuit i infrastrukturave kritike amerikane përbën një kërcënim serioz për sigurinë publike të SHBA-së,” theksoi John A. Eisenberg, Ndihmës Prokuror i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare, në komunikatën për shtyp.

Sipas Homeland Security Investigations të ICE, e cila ka udhëhequr hetimin, Royal dhe BlackSuit kanë prekur më shumë se 450 viktima në SHBA, duke përfshirë organizata në sektorët e kujdesit shëndetësor, arsimit, sigurisë publike, energjetikës dhe administratës shtetërore. Në total, kriminelët kibernetikë kanë përfituar mbi 370 milionë dollarë nga pagesat e shpërblimeve që nga viti 2022.

Bitcoinët e rikuperuar u morën nga një llogari në një platformë shkëmbimi të monedhave dixhitale, të cilës i ishin bllokuar fondet që nga janari i vitit të kaluar, sipas njoftimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0