Ulja e temperaturave dhe rreshjet e borës kanë sjellë vështirësi në qarkullim. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar për gjendjen e akseve kombëtare, ku theksohet se mbetet problematik aksi Qafë-Thanë deri në Doganë.
Në rajonet Veri dhe Qendër reshjet kanë pushuar, por në rajonin Jugor kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit.
VERI
Qarkullohet me zinxhirë:
Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.
QENDER
Qarkullohet me zinxhirë:
Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë, Kryqëzim Zëmblak-Goricë.
JUG
Vijon vështirësitë në segmentin Qafë Thanë-Dogana. Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet.
Lexo: Zbardhet projekt-ideja për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës
Kushtëzuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë në orët e paradites.
Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
ARSH kërkon që të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.