Zbardhet projekt-ideja për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës - Business Magazine Albania

Zbardhet projekt-ideja për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës


Autoriteti Rrugor Shqiptar prezantoi këto ditë projekt-idenë për zgjerimin e Autostradës Tiranës-Durrës nga Vora në Durrës, të përgatitur nga SPEA Engineering. Sipas projektit autostrada do ketë nga 3 korsi, si dhe korsi emergjence nga të dyja anët, ndërsa shpejtësia maksimale pritet të jetë deri në 140 km/orë.

Projekti është i ndarë në tre lote dhe i pari është mbikalimi Kamëz-Vorë, 11 kilometër. Loti i dytë, Vorë–Sukth me gjatësi 10 kilometër dhe loti i tretë, Sukth–Durrës (Nyja e Dajlanit) me gjatësi 8 kilometër.

Në dokumentin e projekt-idesë, Konsulenti ka supozuar një periudhë kohore prej 75 muajsh. Programi i propozuar i punimeve është bazuar në 5 ditë pune për javë dhe në 8 orë pune për ditë.
Është supozuar se procesi i shpronësimit të pronave dhe largimi i mbetjeve do të përfundojë paraprakisht përpara datës së nisjes së punimeve. Mirëpo projekt-idea nuk ka të dhëna në lidhje me koston. Për më tepër, projekti nuk është përfshirë ende në financim.

Në vitin 2008, nga ana e ARRSH-së është përgatitur studimi dhe projektimi i përmirësimit të shtresave rrugore pikërisht duke pasur parasysh dëmtimet e konsiderueshme të shfaqura në këtë segment, por ky projekt nuk u vu në zbatim sipas rekomandimeve të tij.

Në vitin 2009 është bërë një ndërhyrje riveshëse vetëm në shtresat e sipërme asfaltike, e konceptuar kjo vetëm si ndërhyrje e përkohshme, apo mirëmbajtjeje, ku pas njëfarë kohe u shfaqën përsëri dëmtime gjatë gjithë segmenteve më problematike. Më pas janë bërë përsëri ndërhyrje të pjesshme në zonat e dëmtuara, por tashmë rezulton e domosdoshme dhe emergjente studimi dhe projektimi për përmirësimin edhe të shtresave të tjera rrugore të aksit ekzistues. Natyrisht kjo e koordinuar në këtë rast me zgjerimin e superstradës.

Studim-Projektimi për Zgjerimin e Superstradës Tiranë-Durrës ka për objektiv kryesor projektimin e nje infrastrukturë të kategorisë “A”, e cila duhet të ketë karakteristikat për të përballuar volumet gjithnjë e në rritje të trafikut në këtë arterie kryesore të vendit, si dhe të përmirësojë gjendjen e shtresave rrugore ekzistuese tashmë tejet të amortizuara në një pjesë të madhe të Superstradës.
Superstrada Tiranë–Durrës lidh dy qendrat më të mëdha të vendit, Tiranën si kryeqytet dhe Durrësin si portin kryesor dhe vend turistik, sidomos për plazhin, i cili ka një shtrirje të konsiderueshme Durrës – Golem – Mali i Robit.

Në këtë mënyrë, ky segment rrugor është më i ngarkuar në trafikun e mjeteve dhe arrin kulmin në periudhën e verës, sidomos vitet e fundit me ndërtimin e autostradës së re Milot- Morine e më tej në drejtim të Kosovës, por pa lënë jashtë dhe zona të tjera të rajonit.

Pikërisht kjo rritje e vazhdueshme e trafikut e ka bërë të domosdoshme studimin për zgjerimin e kësaj superstrade për ta sjellë në parametrat e nevojshëm për përballimin e trafikut gjithmonë e më të rënduar. Por jo vetëm kaq, sepse prej vitesh në këtë segment rrugor ka pasur dëmtime të shtresave rrugore, çarje, dëmtime, ulje e gropëzime në gjatësi të konsiderueshme në të dy anët e rrugës, dhe veçanërisht në koristë anësore (sidomos atë Vorë – Durrës).

Në Termat e Referencës ishte parashikuar që infrastruktura e re të projektohej në përputhje me Standardin Shqiptar të Projektimit të Rrugëve (KTP 2001). Në takimin e parë të zhvilluar me Klientin (ARRSH) me date 16.09.2015 konsulentit ju kërkua të përdoren standardet e reja të miratuara (VKM Nr.628 datë 15.07.2015 “Për miratimin e rregullave teknike të projektimit dhe ndërtimit të rrugëve”) për projektimin e kësaj vepre të infrastrukturës së transportit. Kjo kërkesë u pranua nga ana e Konsulentit, i cili ka proceduar me projektimin inxhinierik sipas kërkesave dhe standardeve të reja në fuqi.

Konsulenti ka përfshirë në studim këtë segment superstrade duke filluar nga dalja e mbikalimit të Kamzës (rreth 800 m nga mesi i mbikalimit) deri në përfundimin në hyrje të Durrësit duke përfshirë dhe kryqëzimin e Dajlanit.

Studim-Projektimi i zgjerimit të Superstradës Tiranë-Durrës do të përmbajë dhe studimet dhe komponentët e tjera që përbëjnë bazën e vlerësimeve dhe arsyetimeve të projektit, të cilat jepen si më poshtë:
– Studimi topografik
– Studimi gjeologjik dhe gjeoteknik
– Studimi hidrologjik
– Percaktimin e mënyrës më të mirë për zgjerimin, vlerësim të kostos së ndërtimit
– Zgjidhje gjeometrike të përshtatshme për zgjerimin
– Zgjidhje për sistemin e Drenashimit
– Analiza dhe parashikimi i trafikut (për një periudhë 20-vjecare)
– Studimi dhe projektimi i paketës së shtresave rrugore
– Projektimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale si dhe të komponentëve të sigurisë rrugore
– Barrierat antizhurmë
– Spostimin e shërbimeve komunale ekzistuese (ujësjellës-kanalizime, elektrike, telefonike)
– Metodologjinë e Ndërtimit
– Raporti i Shpronësimeve
– Konsultimet me Publikun
– Vlerësimi i Ndikimeve Mjedisore (VNM), dhe përgatitja e planeve të menaxhimit dhe monitorimit mjedisor
– Vlerësimin e kostos së ndërtimit
– Analiza ekonomike dhe financiare e investimit.

Mbi bazën e të dhënave të përftuara nga studimet dhe analizat e mësipërme, Konsulenti do të realizojë projektimin inxhinierik, vizatimet përkatëse, si dhe do të llogarisë volumet e punës dhe preventivin e punimeve. Realizimi i kësaj rruge ka një dimension të rëndësishëm strategjik, si pjesë e korridorit Durrës–Morinë, Korridorit Veri-Jug që lidh Korridorin VIII Pan – Europian, pjesë e rrjetit SEETO si dhe e Planit Kombëtar të Transportit të propozuar nga qeveria shqiptare.

Gjithashtu, Konsulenti do të trajtojë veçanërisht kryqëzimet dhe mbikalimet në këtë segment rrugor duke bërë rivlerësimet e nevojshme të tyre mbështetur në parametrat e zgjerimit të rrugës dhe të trafikut. Në studimin e vet, konsulenti ka marrë parasysh mosndërprerjen e trafikut gjatë zhvillimit të punimeve.

Sistemimin e kanalizimeve sidomos në pjesën e parë Tiranë – Kashar e më tej deri në Vorë, duke qenë se kemi të bëjmë me një zonë tërësisht industriale dhe rrugë dytësore nga të dy anët. Konsulenti ka mbledhur gjithë informacionin e nevojshëm për studimet e tanishme dhe në perspektivë të kanalizimeve apo dhe të rrjeteve të tjera inxhinierike, që mund të vinë nga Tirana nëpërmjet rrugës së Durrësit.

Mundësinë e lidhjes me rrugë dytësore të pjesës Vorë–Durrës, në mënyrë të veçantë në krahun e djathtë. Por në çdo rast lidhjet e këtyre rrugëve dytësore me rrugën kryesore do të bëhen vetëm nëpërmjet kryqëzimeve. Vlen për t’u theksuar se në të dy anët e rrugës Vorë-Durrës janë ndërtuar objekte të ndryshme, kryesisht me karakter biznesi. Edhe në këtë rast, lidhja e këtyre ndërtimeve mund të studiohet vetëm nëpërmjet kryqëzimeve.

Projekti për zgjerimin e Superstradës është studiuar përgjithësisht sipas tre segmenteve:
Segmenti Tiranë-Vorë
Segmenti Vorë-Sukth
Segmenti Sukth-Durrës

Zbardhet-projekt-ideja-për-zgjerimin-e-autostradës-Tiranë-Durrës-business-mag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Zona e studiuar është e shtrirë midis qytetit të Tiranës, afërsisht 800 m në perëndim të mbikalimit të kazmës, dhe Qytetit të Durrësit, në lindje të Urës së Dajlanit. Bashkitë e prekura nga gjurma e Projektit janë : Ø Tirana; Ø Vora; Ø Shijak; Ø Durrësi. Pjesa lindore e zonës së studiuar, është pjesë e Bashkisë së Tiranës, dhe përfshin Njësinë Administrative të Kasharit, kryesisht me ndërtesa të stabilizuara industriale. Gjithashtu ndërtime të reja industriale janë të planifikuara në këtë zonë. Pjesa perëndimore e studimit, është pjesë e Bashkisë së Durrësit, me ndërtesa rezidencilae dhe industriale të shtrira përgjatë projektit. Në zonën e studimit janë identifikuar gjithashtu parcel-tokë bujqësore, kryesisht midis Vorës dhe Shkozetit. Pjesa më e madhe e sipërfaqes së prekur nga projekti është identifikuar si rrugë ekzistuese dytësore, kanale e skarpate, të cilat në raportin paraprak nuk kanë një vlerë, me prezumimin që këto paasuri janë shpronësuar më parë (duke i konsideruar pasuri “shtet”, në administrim të ARRSH. Nga verifikimi në regjistrat e pasurive të paluajtshme, pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, rezulton se këto pasuri, nuk janë regjistruar ende në pronësi Shtet. Përgjatë gjurmës së projektit janë planifikuar disa alternativa Interchange, si në Kashar, Vorë, Lalz e Sukth e Shkozet.

Autorrugë e Kategorisë “A”
Autorrugë “A” do të konsiderohet një Rrugë ndërurbane ose urbane me karrexhata të pavarura ose të ndara nga trafik-ndarës të pakapërcyeshëm, secila me të paktën dy korsi lëvizjeje, bankinë të shtruar të mundshme në të majtë dhe korsi emergjence, ose bankinë të shtruar në të djathtë, pa ndërkëmbime në nivel dhe pa lidhje të drejtpërdrejtë hyrje e dalje me prona private, e pajisur me rrethim dhe sisteme asistence për përdoruesin gjatë gjithë gjatësisë, e rezervuar për qarkullimin e disa kategorive automjetesh me motor dhe e dallueshme me sinjale të vecanta të fillimit dhe mbarimit. Për qëndrimin duhet të jenë parashikuar zona të caktuara me hyrje e dalje, të pajisura përkatësisht me korsi ngadalësimi dhe pershpejtimi.

Të dhëna kryesore:
• Shpejtësia minimale e projektimit Vp=90 km/orë
• Shpejtësia maksimale e projektimit Vp=140 km/orë
• Zgjidhja bazë me 3+3 korsi kalimi, dhe korsi emergjence nga të dyja anët
• TDMV = 24000 – 67000 mjete/24orë.

Fundi i ndërhyrjeve të konsideruara në këtë projekt ide është nyja e Dajlanit. Në këtë project ide, për këtë nyje është ruajtur konfigurimi ekzistues. Në fund të nyjes është propozuar një ndryshim i fluksit të trafikut për sa i përket rampës hyrëse në autostradë për të garantuar një lëvizje më të sigurt të mjeteve pa pika konflikti si më parë. Rampa dalëse R1 do të jetë njësoj si rampa ekzistuese dhe do të ketë të njëtën rrjedhë trafiku si ajo ekzistuese. Rampa që shërben për të hyrë në autostradë, ajo ekzistuese ,do të mbyllet me një ishul të gjelbëruar, ndërsa rampa e re do jetë ajo që del nga rreth-rrotullimi dhe hyn për në autosdratën e re. I gjithë trafiku që vjen nga rruga e plazhit për të hyrë në autostradë do të shkojë në rreth-rrotullimin ekzistues dhe më pas ose mund të hyjë në autostradë ose mund të kthehet përsëri për në rrugën e plazhti drejtimi Durrrës – Plepa. Në aks të rrugës ekzistuese do të vazhdojnë dy bordurat paralele me gjerësi B=1.1m nga rruga e plazhit deri të rreth-rrotullimi ekzistues.

Burimi: lajmifundit.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0