Emad Salehi, artist iranian, ka vendosur rekordin e ri botëror Guinness me veprën e tij artistike për kupën botërore të futbollit, e cila mbuloi mbi 9,600 metra katrorë. Kjo e bën pikturën më të madhe të globit, të realizuar ndonjëherë në kanavacë.
Vepra e tij sjell historinë e Kupës së Botës që prej fillesave të saj, e deri në kampionatin botëror aktual në Katar.
Ministria e Kulturës në Doha prezantoi pikturën gjigante. Ministri i Kulturës sheiku bin Hamad al Thani i dha çmimin Salehit në një ceremoni inaugurimi.
Piktura ka përmasat e një fushe futbolli. Ajo cilësohet si një prej homazheve më të rëndësishme bërë deri më tani pvr futbollin.
Artisti iranian falenderoi ministrinë për mbështetjen në realizimin e veprës. Ajo pritet të kthehet në një atraksion të rëndësishëm ndërsa po zhvillohet kupa e botërorit,
Tregimi i rrëfyer në këtë kanavacë nis nga viti1930, dhe historia e sportit është e integruar me kulturën e vendeve ku janë zhvilluar kampionatet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.