Puna nga shtëpia - simbol i ri statusi? - Business Magazine Albania

Puna nga shtëpia – simbol i ri statusi?

Puna nga shtëpia

Puna nga shtëpia – simbol i ri statusi?

Miliona gjermanë u mësuan dhe e duan punën nga zyra “shtëpi”. Shumë sipërmarrje do ta ofrojnë këtë mundësi edhe pas pandemisë. Por ky është një megatrend me dritëhije.

Jeta e punës do të jetë ndryshe edhe pas Coronës. Sidomos sipërmarrjet e mëdha do të jenë të gatshme të fusin procese pune më fleksibël, si për shembull SAP. Gjigandi i software-ve do t’ua lerë tërësisht në dorëtë punëmarrësve në të ardhmen, nëse ata duan të punojnë nga shtëpia, në ambiente të tjera apo në zyrë. “Ne duam t’ua lemën vendimin punonjësve tanë”, thotë një nga kryemenaxheret e koncernit për agjencinë Reuters, Julia White. Kurse më 1 qershor, koncerni Walldorf, dërgoi një mail të posaçëm për 100.000 punonjësit e tij dhe premtoi “si normë jo si përjashtim një vend pune 100% fleksibël dhe të bazuar në mirëbesim”.

Truk tërheqës për talentet – jo për çdokënd e përshtatshme

Kjo mënyrë e re e qëndrimit ndaj punës krijon një avantazh edhe për të tërhequr talentet e reja, thekson anëtarja e bordit të SAP, Julia White, e cila në mars kaloi në SAP dhe procesin e intervistimit dhe aplikimit e zhvilloi të gjithin online. “Nuk kam takuar asnjë person”, thotë amerikanja. “Si nënë që e rris fëmijën vetëm, e di se sa e rëndësishme është që të mund të punosh me fleksibilitet.”

Megjithatë edhe në sipërmarjet e teknologjisë digjitale jo të gjithë punonjësit duan të heqin dorë nga zyra. Sepse vendimtare për një punë të suksesshme në kushte shtëpie është ambienti i banimit, jo edhe aq lloji i punës. Ky është rezultati i një sondazhi të gjerë të zhvilluar nga Universiteti Teknik i Darmstadt-it, TU për shanset dhe rreziqet e punës nga shtëpia. Sepse aty ku ka fitues ka edhe humbës. Rezultatet e studimeve të Darmastadtit e kalojnë këtë, ato paralajmërojnë, që futja në mënyrë të gjerë e punës nga shtëpia, ka potencialin të përçajë shoqërinë.

Ajo që para pandemisë ishte një privilegj i një pakice mes të punësuarve në Gjermani, është kthyer në kohët e kufizimeve të vazhdueshme në fenomen masiv. Por jo të gjithë bëhen të lumtur nga puna në shtëpi. Në apartamente banimi të vegjël, gjetja e ekuilibrit mes punës digjitale, kujdesit për fëmijët apo detyrave të shtëpisë për fëmijët më të rritur mund të kthehet në stres të vazhdueshëm. Nëse dikush nuk ka as edhe një dhomë të posaçme pune, dhe kthen kuzhinën, dhomën e gjumit apo të ditës në zyrë pune, e rrit nivelin e stresit.

Të dhëna përfaqësuese

Si dhe ku punohet nga shtëpia? Si e perceptojnë punëmarrësit punën në shtëpi? Sa produktive është puna nga shtëpia dhe çfarë është vendimtare për suksesin e saj? Në tre raunde sondazhesh në qershor, gusht dhe tetor iu përgjigjën pyetjeve rreth 952 të punësuar. Sipas Universitetit të Darmstadtit të përzgjedhurit përfaqësojnë në formë të përgjithshme të punësuarit në zyra në Gjermani.

Rezultatet e studimit nxjerrin një pamje të diferencuar. Ato tregojnë: Realiteti i punës në shtëpi dhe perceptimi i saj në shoqëri dallojnë nga njëri-tjetri. Që para pandemisë punonin më shumë njerëz nga shtëpia, se sa mendohej. Dhe tjetra: Puna mendore në masë të madhe mund të bëhet më shumë nga shtëpia. Më shumë se një e treta e të puënsuarve po ashtu thanë, se janë më pak produktiv se sa kur punojnë në zyra. Sa më shumë përvojë mblodhën të pyeturit për këtë gjatë vitit 2020 aq më e qartë u bë ky konkluzion.

Situata e banimit faktori kryesor

“Si banojnë njerëzit të thotë shumë për atë nëse mund të punojnë me sukses nga shtëpia apo jo”, thotë Andreas Pfnür, drejtues i sektorit të Studimeve të Ekonomisë së Imobilieve dhe Ndërtimit në Universitetin e Darmstadtit. “Situata e banimit është më domethënëse, se lloji i punës apo numri i fëmijëve.”  Nuk e prisnim këtë, thotë Pfnür. Sa më të kënaqur ishin punëmarrësit me situatën dhe kushtet e shtëpisë aq më të kënaqur e produktivë ishin ata në punë. Sipas studimit, jo vetëm ata që kanë apartamente të mëdha apo dhoma pune janë më të kënaqur me punën në shtëpi. Edhe të punësuarit me rroga të larta dhe përvojë të gjatë pune punojnë me dëshirë nga shtëpia.

Më shumë ankohen ata që janë beqarë apo punonjës të rinj që kanë apartamente më të vogla. Ata flasin për izolim, dhe se u mungon shkëmbimi me kolegët në zyra. “Ndërveprimi i drejtpërdrejtë sociale me kolegët mundësia për të mësuar nga më të moshuarit, dhe shanset e karrierës janë më pak prezente nga puna në shtëpi”, thotë Pfnür. Për më të rinjtë mungon një pjesë e identifikimit me punën.

Puna nga shtëpia si simbol statusi

Studimi tregon, se puna e zyrës jo në çdo rast mund të transferohet në shtëpi dhe se zyrat ende do të ekzistojnë. Studiuesit arritën në përfundimin, se për punë nga shtëpia duhet të krijohen kushtet e caktuara – si për shembull pajisja e duhur për punën në shtëpi. “Pa një proces ndryshimi aktiv atëherë të dhënat empirike të studimit do të kenë edhe më shumë efekt”, thotë eksperti Pfnür. Sipas tij, puna nga shtëpia do të ketë pasoja sociale, nëse nuk kundërveprojnë punëdhënësit dhe shteti.

“Puna nga shtëpia hap rrugën e një shoqërie me dy klasa për të punësuarit në zyra”, paralajmëron Pfnür. Nga njëra anë të punësuarit me punë interesante, që jetojnë mirë në apartamente komode, nga ana tjetër personat në situatë më të vështirë banimi që vuajnë në shtëpi dhe janë më pak të suksesshëm. “Puna nga shtëpia është kështu në rrugën e kthimit në një simbol statusi për ata që janë fitues të botës së re të punës.”

Deuche Velle

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0