Puna nga shtëpia, si të mos harroheni dhe të mbani vëmendjen... - Business Magazine Albania

Puna nga shtëpia, si të mos harroheni dhe të mbani vëmendjen e kolegëve?

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Në epokën e punës në distancë, sfida nuk është vetëm të përfundosh detyrat, por të mbetesh i rëndësishëm dhe i dukshëm për kompaninë. Sipas ekspertes së karrierës, Caroline Ceniza-Levine, të qëndrosh relevant dhe i dukshëm nuk është luks, është një domosdoshmëri për sigurinë në punë dhe promovimet e ardhshme.

Relevanca sot nuk matet vetëm me sa punon dikush, por me atë që kontribuon dhe si ajo kontribuon për drejtuesit e lartë. Për të qenë i pazëvendësueshëm, është thelbësore të kesh aftësi që kompania i vlerëson, të marrësh pjesë në projekte që kanë rëndësi strategjike dhe të jesh gjithmonë në gjendje të shpjegosh qartë ndikimin tënd.

Por të jesh i rëndësishëm nuk mjafton nëse askush nuk e sheh punën tënde. Ndërveprimet virtuale të rregullta, raportet periodike, dhe ftesat për kafe apo takime online janë mënyra të thjeshta për t’u siguruar që kolegët dhe menaxherët e dinë vlerën tënde. Dhe kur është e mundur, takimet live të disa herë në vit bëjnë një diferencë të madhe, një moment për të ndërtuar marrëdhënie që as Zoom-i nuk mund t’i zëvendësojë.

Lexo gjithashtu: Empatia, “superfuqia” e re e liderëve në epokën e AI

“Një punonjës i dukshëm dhe i pëlqyeshëm është gjithmonë më i vlerësuar,” thotë Ceniza-Levine. Të njohurit personalisht, të interesuar për hobet, familjen dhe udhëtimet e kolegëve, krijon lidhje që shpesh vendosin për bonuse, promovime dhe projekte të reja.

Madje, dukshmëria mund të shtrihet edhe jashtë kompanisë. Të jesh ekspert i njohur në industrinë tënde, të jesh pjesë e paneleve, konferencave apo të dhënit e leksioneve në universitete, i bën menaxherët të vlerësojnë më shumë prezencën tënde, dhe siguron që emri yt të mos harrohet.

Nëse projekti yt anashkalohet, kolegët të përgjigjen me vonesë ose nuk mund të shpjegosh impaktin tënd, është koha për të rritur dukshmërinë dhe relevancën. Në fund të fundit, puna në distancë nuk duhet të të bëjë “të padukshëm”, tërheqja e vëmendjes dhe ruajtja e rëndësisë janë çelësat për suksesin në karrierë.

forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0