PSG-Bayern Munich, finalja e tre lojtarëve më të mirë në botë, petrodollarëve dhe mrekullisë së Flick - Business Magazine Albania

PSG-Bayern Munich, finalja e tre lojtarëve më të mirë në botë, petrodollarëve dhe mrekullisë së Flick

Nuk kishte më surpriza në gjysmëfinale të Champions. Dy favoritët i plotësuan të gjitha parashikimet dhe PSG dhe Bayern do të përballen sot në finalen e Champions League. Ekipi i Neymar dhe Kylian Mbappe kundër një ekipi të jashtëzakonshëm, që ka shënuar 42 gola në 10 ndeshjet e këtij kompeticioni, këtë sezon. Gjermanët mund të bëhen skuadra e parë, që e fiton trofeun pa humbur asnjë prej ndeshjeve sezonale. Historike se çfarë ka arritur skuadra gjermane, e cila do të luajë finalen e njëmbëdhjetë, duke grumbulluar pesë fitore dhe pesë humbje.

Nëse Bayern kërkon trofeun e gjashtë, në anën tjetër, parizienët kërkojnë trofeun e parë dhe për të arritur deri te kjo ditë, kanë shpenzuar më shumë se 1.2 miliardë euro vitet e fundit. Midis Champions League dhe Bundesligës, Bayern ka shënuar 142 gola në 44 ndeshje, ndërsa PSG ka realizuar 102 gola në 37 ndeshje, por kampionati i tyre mbeti i papërfunduar.

Por do të jetë një duel, mbi të gjitha, midis tre emrave. Në anën e PSG: Neymar ka shënuar 19 gola dhe Mbappe 23 gola në këtë sezon, asnjëri prej tyre nuk ka shënuar në këtë fazë përfundimtare që po luhet në Lisbonë, por çdo sondazh që zhvillohet i nxjerr si dy më të mirët në planet. Tek bavarezët Robert Lewandowski ka realizuar më shumë sesa të dy bashkë (49 gola). Ndërkombëtari polak ka shënuar 15 gola në Champions League, këtë edicion, dhe nëse realizon edhe tre të tjerë në finale, atëherë do të thyejë rekordin e vendosur nga Cristiano Ronaldo më 2013-2014.

Ky do të jetë takimi i nëntë në Champions League mes PSG dhe Bayern, të cilët gjithmonë janë takuar në fazën e grupeve dhe asnjëherë në “nokaut”. Dhe është për t’u habitur që bilanci është i favorshëm për skuadrën franceze, e cila ka fituar pesë ndeshje, me Bayern që ka fituar tre. Sa për golat: 13 në favor të PSG dhe 12 për gjermanët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0