Pse tregjet europiane rriten në dhjetor? Brenda garës së fundvitit - Business Magazine Albania

Pse tregjet europiane rriten në dhjetor? Brenda garës së fundvitit

Dhjetori ka fituar prej kohësh reputacionin e një muaji të artë për tregjet financiare. Në bursat europiane, nga EURO STOXX 50 te DAX dhe CAC 40, performanca e gjysmës së dytë të muajit është kthyer në një model sezonal të qëndrueshëm, të njohur në botën e investimeve si “gara e Santa Claus”. Pavarësisht metaforës festive, pas këtij fenomeni qëndrojnë të dhëna dhe sjellje të matshme që përshkojnë dekadat.

Në SHBA, indeksi S&P 500 ka shënuar rritje në rreth 74% të dhjetorëve të 40 viteve të fundit, me një kthim mesatar prej 1.44%. Në Europë, tendenca është edhe më e theksuar: EURO STOXX 50 regjistron një rritje mesatare prej 1.87% dhe mbyll pozitivisht 71% të dhjetorëve që prej vitit 1987. Dhjetori i vitit 1999 mbetet muaji më i fortë i indeksit, me një kërcim prej 13.68%, ndërsa ai i vitit 2002 shënoi një rënie të thellë prej 10.2%.

Tregjet kryesore europiane ndjekin një ritëm të ngjashëm. DAX gjerman ka shfaqur një fitim mesatar prej 2.18% gjatë 40 viteve të fundit, ndërsa CAC 40 francez qëndron në rreth 1.57%, me norma të ngjashme të mbylljeve pozitive. Edhe indeksët e Spanjës dhe Italisë, edhe pse më të moderuar, vazhdojnë të konfirmojnë forcën e dhjetorit.

Ajo që e bën edhe më të dukshëm këtë efekt është fakti se gara nuk nis zakonisht në fillim të muajit, por merr hov pas datës 15 dhjetor. Të dhënat e Seasonax tregojnë se EURO STOXX 50 rritet mesatarisht me 2.12% nga mesi i muajit deri në fund të vitit, ndërsa DAX dhe CAC 40 regjistrojnë ecuri të ngjashme, me fitime midis 1.87% dhe 1.95%. Në shumë raste, ky është periudha më e fortë e gjithë vitit për tregjet europiane.

Lexo edhe: Cilat vende europiane po ndërtojnë AI-në e tyre sovrane? Gara e re me SHBA

Por çfarë qëndron pas këtij mekanizmi të përsëritur? Ekspertët e lidhin fenomenin me sjelljen e menaxherëve të fondeve, të cilët në fund të vitit bëjnë rishikimet e fundit të portofolave të tyre për të garantuar rezultate sa më të favorshme për investitorët. Kjo sjellje, e njohur si “price maintenance”, krijon presion blerës mbi aksionet që kanë performuar mirë gjatë vitit ose që shfaqin momentum afatshkurtër. Në një treg që lëviz horizontalisht, siç ka ndodhur me DAX prej majit – këto ndërhyrje mund të çojnë në thyerje të prirjeve teknike dhe në rritje më të theksuar në ditët e fundit të vitit.

Historiku është domethënës. Nga mesi i nëntorit deri në fillim të janarit, DAX ka shënuar 34 vite rritjeje kundrejt 12 vitesh rënie, me fitime mesatare mbi 6% në vitet pozitive. Kjo e bën dhjetorin një muaj me peshë të veçantë në vendimmarrjen e investitorëve, pavarësisht se e kaluara nuk garanton të ardhmen.

Në thelb, forca e dhjetorit nuk lidhet aq me atmosferën festive, sa me një kombinim të statistikës, psikologjisë së investitorëve dhe pozicionimeve teknike të tregut. Gara e fundvitit është një mekanizëm i konsoliduar, i ndërtuar mbi të dhëna reale dhe sjellje të pritshme institucionale, që vazhdon të formësojë ritmin e tregjeve globale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0