Pse profesionistët e suksesshëm harrojnë gëzimin (dhe si ta gjejnë sërish) - Business Magazine Albania

Pse profesionistët e suksesshëm harrojnë gëzimin (dhe si ta gjejnë sërish)

Pse profesionistët e suksesshëm harrojnë gëzimin (dhe si ta gjejnë sërish)

Studimet tregojnë se për të pasur një jetë të kënaqshme, njeriu ka nevojë të përjetojë rregullisht tre gjëra: arritje (një ndjenjë suksesi ose vlerësimi), kuptim (lidhje me diçka më të madhe se vetja) dhe gëzim (emocione pozitive dhe lumturi në moment). Shumë profesionistë ambiciozë arrijnë mirë dy të parat, por shpesh dështojnë tek e treta. Gëzimi mbetet i rrallë, i shkurtër dhe shpesh i nënvlerësuar.

Pse mungon gëzimi?

Një arsye kryesore është koha. Një studim mbi 1,500 profesionistë të diplomuar nga Harvard zbuloi se ata kalojnë mesatarisht 50 orë në javë në punë dhe 12 orë në detyra të tjera jashtë saj. Pas gjumit, ngrënies dhe udhëtimit, mbeten vetëm rreth 26 orë në javë, pra vetëm 3 orë në ditë, për aktivitete të lira. Megjithatë, çështja nuk është vetëm sa kohë ke, por si e përdor atë. Shumë njerëz e shpërdorojnë kohën e lirë ose e shpenzojnë në mënyrë joefektive, duke mos e kthyer atë në burim të gëzimit.

Lexo edhe:15 shtetet me buxhetet më të mëdha ushtarake në 2025

Pesë strategji për të gjetur më shumë gëzim

  1. Lidhu me të tjerët
    Marrëdhëniet e forta dhe të shëndetshme janë parashikuesi më i fuqishëm i lumturisë. Shumë aktivitete, edhe ato të thjeshtat, sjellin më shumë gëzim kur ndahen me familjen ose miqtë. Pavarësisht lodhjes që mund të sjellë organizimi, përfitimet emocionale janë më të mëdha sesa kostoja.

  2. Shmang aktivitetet pasive
    Shumë njerëz zgjedhin të pushojnë para televizorit ose në rrjetet sociale, por studimet tregojnë se këto nuk sjellin kënaqësi afatgjatë. Aktivitetet aktive – si sporti, një hobi, apo vullnetarizmi, rrisin ndjeshëm gjendjen shpirtërore dhe kënaqësinë me jetën.

  3. Ndiq pasionin tënd
    Gëzimi rritet kur bëjmë atë që na pëlqen vërtet, jo atë që “duhet” të bëjmë sipas të tjerëve. Mund të jetë një hobi i vogël, rregullimi i hapësirës personale, gatimi apo diçka kreative, rëndësi ka të lidhet me atë që të sjell kënaqësi të sinqertë.

  4. Diversifiko aktivitetet
    Të fokusohesh vetëm në një aktivitet mund ta humbasë shpejt magjinë. Studimet tregojnë se varieteti është çelësi i lumturisë, sepse parandalon monotoninë dhe e bën kohën e lirë më stimuluese.

  5. Mbro kohën tënde të lirë
    Kufijtë midis punës dhe kohës personale janë thelbësorë. Çdo orë e lirë që i shtohet punës, zvogëlon ndjeshëm gëzimin. Por çdo orë që i kushtohet aktiviteteve të këndshme, rrit ndjeshëm lumturinë dhe madje e bën punën më produktive.

Njerëzit shpesh i kushtojnë vëmendje arritjes dhe kuptimit, duke lënë mënjanë gëzimin. Por tre shtyllat janë të pandashme: vetëm kur përjetojmë arritje, kuptim dhe gëzim, ndjehemi plotësisht të kënaqur. Për të ndërtuar një jetë më të balancuar, duhet të mësojmë të përdorim me mençuri kohën tonë të lirë, duke e mbrojtur atë dhe duke e mbushur me aktivitete që na japin energji, lumturi dhe një ndjenjë të vërtetë të jetesës.

HBR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0