Patoko është një aplikacion nga i cili mund të merrni një udhëtim me taksi nga një grup i madh shoferësh në të gjithë Tiranën! Ata shoferë mund të jenë të regjistruar privatisht ose të punojnë me një kompani taksie. Patoko ju ofron komoditet në zgjedhje, shpejtësi dhe çmime të ulëta. Për më tepër, udhëtimet në aeroport janë me zbritje dhe ju fitoni pikë besnikërie.
Pjesëmarrës në panairin Future2Tech, Martin Aliaj në një intervistë për BusinessMag u shpreh në këtë formë për Patokon: “Ne jemi një startup teknologjik, i fokusuar tek fusha e mobilitetit, për momentin tek pjesa e taksive, i llojit uber, që ekzistojnë kudo në botë, por e përshtatur sipas legjislacionit shqiptar, sepse në Shqipëri vetëm personat e licensuar për këtë shërbim, mund ta japin atë.
Lexo edhe: Cilat janë sfidat e profesionit të juristit
Ne bëjmë ndërlidhjen më të shpejtë të një personi që ka nevojë për shërbim, me taksinë. Lidhjen e bëjmë në kohë reale. Njerëzit na kanë mirëpritur dhe në nivel startup-i jemi mirë, sepse njerëzit na thonë që ju jeni startup i mirëfilltë dhe është diçka funksionale që një njeri merr një shërbim”.
Intervistën mund ta shihni edhe në YouTube:
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.