Pse nuk duhet të jesh modest?

Pse nuk duhet të jesh modest?


Askujt nuk i pëlqen autoriteti. Arroganca mund t’i largojë njerëzit dhe e bën të vështirë që ata t’ju pëlqejnë. Të kesh siguri është diçka e rëndësishme, por të jesh kryelartë është një sëmundje e keqe.

Për këtë, ne jemi mësuar të jemi të bindur, hera herës dhe të nënshtruar, por gjithmonë duke lënë punën tonë të flasë. Ajo që ti ke arritur dhe influenca që ke te njerëzit përreth gjithmonë do të flasë më fortë se fjalët.

Por a është më mirë të jesh i bindur? Këto arsye na thonë jo:

Njerëzit do të nënvlerësojnë

Efekti më i dukshëm i të qënit njeri i urtë e i bindur, është fakti se njerëzit do t’ju nënvlerësojnë. Nëse askush nuk dëgjon për arritjet e tua, apo projektet me të cilat je angazhuar, ata thjesht do të hamendësojnë se ju nuk po bëni asgjë specifike në jetën tuaj. Shumë njerëz i gjykojnë aftësitë tuaja vetëm nga reklama që i bëni vetes, qoftë me fjalë apo me postime të jetës suaj “fantastike” në rrjetet sociale.

Zgjidhja? Tregoje veten. Tregoju njerëzve çfarë mund të bësh apo çfarë mund të arrish, në këtë mënyrë t’i nuk do të anashkalohesh kur të vijnë mundësi të reja.

Aftësitë dhe talentet tuaja do të kalojnë pa u vënë re

Njerëzit nuk do të jenë në gjendje të pranojnë aftësitë tuaja ose të jenë të vetëdijshëm për atë që keni arritur nëse jeni shumë i përulur për biznesin tuaj. Nëse nuk thoni asgjë, ose së paku t’u tregoni njerëzve se çfarë jeni në gjendje të bëni, atëherë talentet tuaja do të kalojnë pa u vënë re.

Lexoni: Zakonet e njerëzve shumë të suksesshëm

Nëse talentet tuaja kalojnë pa u vënë re, atëherë i vetmi gjykim që do të merrni nga të huajt është se ju keni kufizime. Në 9 vjeçare kam luajtur volejboll për 2 vjet, por asnjëherë nuk ndihesha sikur isha në gjendje t’i tregoja trajnerit tim dhe skuadrës se çfarë isha në gjendje të bëja në të vërtetë. Shokët e mi e dinin se unë meritoja më shumë njohje në bazë të performancës sime në praktikë, por unë u largova në heshtje dhe kurrë nuk e ndjeva dëshirën për të thënë asgjë.

Zgjidhja? Fol. Mos u trego modest për aftësitë e tua dhe mos e nënvlerëso atë që je në gjendje të bësh.

 Ju do të përfundoni një ndjekës, dhe jo një drejtues

Duke qenë tepër i përulur ti mund të bëhesh një ndjekës, dhe jo një udhëheqës. Vazhdimisht duke folur butë, duke lënë të tjerët të diktojnë vendimet me kontributin e tyre, ose duke mos shfrytëzuar plotësisht aftësitë tuaja për të dhënë vlerë, të gjitha mund të të çojnë në rrjeshtin e fundit. Individët që janë të gatshëm të flasin, t’u tregojnë njerëzve se çfarë mund të bëjnë, ose t’u tregojnë të tjerëve se çfarë kanë arritur, do të jenë në fund të fundit ata që do të udhëheqin dhe do të vazhdojnë të përpiqen.

Zgjidhja? Shfrytëzoni mundësitë për të udhëhequr dhe për të mësuar. Mos lejoni që përulësia t’ju çojë në mediokritet.

Ne pëlqejmë më shumë shoqërinë e atyre që janë të sinqertë dhe të përulur. Por ajo që unë personalisht gjej interesante dhe sfiduese është ekuilibri midis të qenit i përulur dhe shumë i përulur. Gjetja e asaj linje të hollë mes modestisë dhe të qenurit tepër i dukshëm është një fenomen që ndryshon për të gjithë ne.

Megjithatë, mos lejoni që koncepti i të qenët i përulur t’ju bëj të anashkaloheni. Nuk është turp t’ju kujtosh njerëzve se për çfarë jeni të mirë, atë që keni arritur, dhe sigurisht, atë që ju veçon nga të gjithë të tjerët.

/Dandrew Cruda

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0