Pse klienti juaj “me qime” është miku juaj më i mirë - Business Magazine Albania

Pse klienti juaj “me qime” është miku juaj më i mirë

klienti juaj
~4 minuta lexim

Ju mund të mësoni diçka nga çdo klient, madje edhe nga ata të këqijtë.

NGA ROBERT MESMER

Çdo pronar biznesi e di se si është të punosh me një klient të vështirë. Shumë do t’ju thonë se nuk ka asgjë më të mirë se të realizoni një projekt me një klient të pakëndshëm. Por, klientët e vështirë mund t’ju mësojnë shumë për operacionet tuaja nëse i lejoni.

Me shumicën e njerëzve mund ta keni për kënaqësi të punoni. Por, herë pas here, takoni dikë acarues. Kur të ndodhë kjo, duhet të shmangni shpejt egon tuaj.

Sbrapsu dhe dëgjo

Kur dikush ju akuzon se po bëni diçka të gabuar, mund të jetë tunduese të reagoni menjëherë. Pikërisht kështu një ankesë kthehet në debat. Në vend që të reagoni me emocione, bëni një hap prapa për të vlerësuar situatën. Klienti juaj është i ashpër, por, a është ai i padrejtë?

Ka një ndryshim të rëndësishëm midis një klienti të ashpër dhe një klienti “me qime” (I fiksuar dhe që nuk kënaqet kurrë). Kur klientët kanë standarde të larta, bizneset kanë standarde të larta. Asnjëherë nuk duhet të zemëroheni me një klient që po ju bën kritika të sinqerta, sepse ata po ju shtyjnë të jeni më të mirë.

Të mësosh nga më e keqja

Deri këtu, shumë mirë. Por çfarë ndodh me ata klientë të rrallë që nuk veprojnë me integritet — ata që pretendojnë se dinë më shumë për punën tuaj sesa ju? Me siguri nuk mund të mësoni asgjë nga dikush që është i pandershëm.

Si një nënkontraktor, unë jam shpesh në fund të hallkës në kantierët e ndërtimit. Kam takuar një pjesë të ekspertëve dhe arkitektëve që mendojnë se askush që punon për ta nuk ia vlen t’i flasësh. Disa kontraktorë madje përpiqen të përdorin autoritetin e tyre për të nxitur ekipin tim të bëjë punë shtesë dhe të papaguar. Ata mendojnë se do të frikësohem nga kredencialet e tyre.

Lexo: Gmail shton opsionin e ri për blerjet online

Unë jam këtu për të thënë se edhe klientët që tregojnë mungesë respekti dhe prishin kontratat të japin mësime të vlefshme. Ata më kanë mësuar se në botën e biznesit, forma më e mirë e vetëmbrojtjes është një nivel më i lartë I profesionalizmit. Nëse do të bëj punën time si CEO dhe do të mbroj punonjësit e mi, duhet të jem 100 për qind profesionist. Nëse dua që ekipet e mia të veprojnë me integritet, më duhet të drejtoj me shembull.

Të gjitha qindarkat e mbetura kthehen

Gjëja qesharake është se të gjithë e njohin integritetin kur e shohin atë. Edhe klientët e “besdisshëm” mund të dallojnë kur janë të padrejtë. Më pëlqen të them se klientët e këqinj janë si qindarkat e mbetura: Ata kthehen gjithmonë. E di që kam vepruar me integritet kur marr një telefonatë nga një klient i vjetër, i cili dëshiron të rifillojë një projekt të vjetër.

Nuk ka rëndësi nëse klienti është i drejtë, i ashpër apo krejtësisht i padrejtë. Ajo që ka rëndësi është niveli i integritetit dhe profesionalizmit me të cilin përgjigjeni. Kjo është gjithçka që klientët dhe punonjësit tuaj do të mbajnë mend.

INC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0