Pse Joe Biden dhe syzet Ray-Ban janë të pandashëm edhe në fushatë - Business Magazine Albania

Pse Joe Biden dhe syzet Ray-Ban janë të pandashëm edhe në fushatë

Për vite me radhë, syzet e diellit të kandidatit presidencial të demokratëve Joe Biden ishin pjesë e pandashme e tij dhe si duket, ato do të jenë dhe pjesë e fushatës së tij.

Në prill të 2014, kur ai hapi një llogari zyrtare në Instagram si nënkryetar, postimi i tij i parë kishte në qendër pikërisht syzet e diellit nën logon e Ray-Ban. Gjithashtu dhe në biografinë e tij në Twitter ai ka shkruar, ndër të tjera “I dua aviators” të cilët janë model i Ray-Ban.

Në imazhet më të fundit të kandidatit, ajo logo lehtë mund të vërehet dhe një përfaqësues për fushatën e Biden konfirmoi që kandidati vazhdon të mbajë Ray-Ban edhe sot.

Duke filluar me një çmim relativisht të përballueshëm prej 154 $, “Ray-Ban aviators” mund të blihen pothuajse në çdo qendër tregtare.

Bausch+Lomb, në Rochester, Nju Jork, nisi modelin e syzeve në vitin 1937. Që nga ajo kohë, modeli i popullarizuar ka pasur një ndikim të madh kulturor, duke u shfaqur në filma si “Top Gun”, “Eat, pray, love” dhe “Hangover”.

Fansat e prodhimit amerikan mbetën të zhgënjyer kur morën vesh se në 1999 Ray-Ban i’u shit “Luxottica Group”, kompania më e madhe e syzeve në Itali. Gjithsesi Ray-Ban kurrë nuk e komentoi këtë.

Jordan Silver, pronari i “Silver Lining Optician” në Nju Jork, tha se syzet e diellit aviator “janë si një zgjedhje për dikë që ka shumë vetbesim.” Ai vuri në dukje se forma e syzeve që ka përodrur Biden përgjatë viteve, kanë qenë forma e duhur për moshën që ai kishte.

Klientë të tillë “dëshirojnë që forma e syzeve të jetë një mënyrë për të fshehur diçka” siç mund të jenë rrudhat apl qeset nën sy.

Deri më tani Silver nuk ka pasur ndonjë klient që të kërkojë “syze si të Joe Biden” por nuk do të ishte çudi nëse vazhdojnë ta bëjnë tani e tutje.

Ekipi i Biden dhe përkrahësit e tij i kanë kthyer syzet në “hyjni” për kandidatin e tyre.

Në Instagram, përdoruesit mund të provojnë një filtër “Team Joe Aviators” që praktikisht vendos syzet e Biden në fytyrën e përdoruesve.

Gjithashtu po shiten bluza me syzet e tij të printuara si dhe pankarta në formën e syzeve.

Por, ndryshe nga Donald Trump, i cili bën tregti me kapelen e tij “Make America Great Again”, Joe Biden nuk shet zyrtarisht asgjë që ka lidhje me syzet pavarësisht shumë thirrjeve nga njerëzit që e duan diçka të tillë për të mirë të fushatës ose edhe për të mbledhur fonde.

SI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0