Pse India po refuzon shërbimin Street View nga Google? - Business Magazine Albania

Pse India po refuzon shërbimin Street View nga Google?


India ka hedhur poshtë planet e Google-it për të mbledhur imazhe për shërbimin e saj Street View në vend, pas kundërshtimeve nga agjencitë e sigurisë. Zyrtarët i thanë BBC se ka pasur shqetësime për shërbimin, për të cilin thuhet se do të kompromentojnë sigurinë e vendit.

Google Street View mbledh imazhe me cilësi të lartë për t’iu dhënë përdoruesve të saj pamje 360 gradë të rrugëve, pikave turistike, kodrave dhe lumenjve. Mbledhja e të dhënave të Google ka shkaktuar shqetësim në vende të shumta.

Agjencia Press Trust e Indisë njoftoi se ministria e brendshme indiane kishte informuar Google që planet e saj për të mbuluar Indinë nëpërmjet shërbimit ishte refuzuar.

Agjencitë e sigurimit kanë shprehur shqetësime në lidhje me lejimin e këtyre shërbimeve të kapjes së imazheve, mbi bazën se planifikimi për sulmet e Mumbait 2008 besohet të ketë përfshirë zbulimin fotografik të objektivave me “projektues” kyç David Headley, një burrë amerikan.

/TechSot.Al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0