Pse gazetaria nuk mund dhe nuk duhet të rregullohet me ligj - Business Magazine Albania

Pse gazetaria nuk mund dhe nuk duhet të rregullohet me ligj

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Deklarata e Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, z. Taulant Balla, për mundësinë e rregullimit ligjor të gazetarisë në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, ka ngritur debatin: gazetarët duhet apo jo të licencohen nga shteti? Për t’u qartësuar, gazetaria nuk është mbi ligjin, por vetë natyra e saj bie ndesh me çdo formë licencimi apo kontrolli shtetëror.

Gazetaria nuk është një profesion teknik si mjekësia, avokatia apo psikologjia, ku shteti garanton standarde përmes licencës dhe certifikatës. Ajo është një funksion publik, i lidhur ngushtë me lirinë e shprehjes, të informimit dhe vetë demokracinë. Çdo përpjekje për ta “formalizuar” gazetarinë përmes ligjit rrezikon të kthehet në një instrument presioni, përjashtimi ose autocensure, duke cenuar themelet e demokracisë dhe besueshmërinë e medias.

A është gazetaria në Shqipëri në ditët e saj më të mira? Dukshëm jo. Por cilësia dhe integriteti profesional nuk mund apo duhet të garantohet nga ligji, por nga vetërregullimi, kodet etike dhe përgjegjësia publike. Si gazetare, por edhe qytetare e angazhuar unë vërej se çroblemet kryesore të medias sot janë dobësimi i mekanizmave të vetërregullimit, presioni politik dhe ai financiar.

Lexo edhe: Startup-i i gazetarisë me AI, Symbolic.ai nënshkruan marrëveshje me mediat e Rupert Murdoch

Ka dy lloj gazetarësh problematikë sot në Shqipëri : baronët e orëve të para (i quaj kështu sepse ata (disa) kanë qenë e janë aq të zhytur në politikë ndër vite sa as vetë nuk e dinë me kë janë a kë besojnë….nëse besojnë) dhe të paaftët, ata që janë aty dhe e shohin si një profesion të rëndomtë dhe pa përgjegjësi)

Të dyja palët janë të frikshme kur mendon të ardhmen dhe dobishmërinë publike të gazetarisë si pushtet i katërt, por shteti do të vendos se kush është gazetar dhe kush jo, kjo do të thotë se demokracia ka prekur fundin!

Gazetaria është një detyrë qytetare dhe publike. Standardet dhe integriteti duhet të mbështeten në vetëdijen profesionale, transparencë dhe kontrollin e publikut, jo në burokraci apo miratim shtetëror.

Në fund të fundit, gazetarët janë gardianët e lirisë dhe informacionit, dhe çfarëdo përpjekjeje për ta bërë profesion teknik minon të vërtetën dhe zhduk zerin kritik,  i cili është një nevojë për një shoqëri të shëndoshë. Vetërregullimi dhe përgjegjësia janë rruga e vetme për të mbajtur gazetarinë të lirë, të pavarur, të fortë dhe me vlerë për publikun.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0