Pse fibrat janë trendi i ushqyerjes në 2026 - Business Magazine Albania

Pse fibrat janë trendi i ushqyerjes në 2026

Pse fibrat janë trendi i ushqyerjes në 2026

Në vitin e kaluar dukej sikur të gjithë flisnin për proteina, njerëzit i “jetonin” proteinat, i numëronin dhe i shtonin në çdo vakt. Por në vitin 2026, fibra po bëhet protagoniste e re e ushqyerjes.

Disa nga kompanitë më të mëdha ushqimore duket se e kanë kapur këtë trend. Sipas raportimeve të CNBC, PepsiCo po sjell në treg produkte të reja si kokoshka dhe patatina të pasura me fibra, ndërsa Coca-Cola lançoi një pije prebiotike në 2025. “Fibermaxxing” është bërë aq popullor në TikTok saqë ka madje një përshkrim të dedikuar me pyetje e përgjigje nën këtë term. Shumë video sugjerojnë se rritja e konsumit të fibrave mund të ndihmojë në humbje peshe dhe në përmirësimin e shëndetit të zorrëve. Fibrat janë një lloj karbohidrati i patretshëm që trupi nuk mund ta shpërbëjë plotësisht. Sipas trajnerit të certifikuar të ushqyerjes Hunter Stoler, kur trupi përpiqet të tresë fibrat, metabolizmi “shpejtohet”, duke djegur më shumë kalori dhe duke krijuar ndjesinë e ngopjes për më gjatë. Nga ana tjetër, ekspertja e njohur e ushqyerjes Dr. Kellyann Petrucci ka theksuar se “ushqimi i preferuar i zorrëve është fibra”. Megjithatë, shumica e amerikanëve nuk po marrin sasinë e rekomanduar ditore të fibrave. Sipas një studimi të prezantuar në Nutrition 2021 Live Online, më pak se 10% e të rriturve në SHBA plotësojnë rekomandimet.

Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë:

  • Gratë deri në 50 vjeç duhet të konsumojnë rreth 25 gram fibra në ditë.
  • Burrat deri në 50 vjeç duhet të marrin 38 gram në ditë.
    Pas moshës 50 vjeç, sasia e rekomanduar bie në 21 gram për gratë dhe 30 gram për burrat, sipas Harvard Health.

Në realitet, shumica e të rriturve konsumojnë vetëm 10–15 gram fibra në ditë.

Lexo edhe: CEO Fatbardha Rino zbulon aktorët global pas Jet Bank

5 mënyra të thjeshta për të shtuar fibra në dietë

Sipas Hunter Stoler, këto janë disa hapa praktikë për të rritur marrjen e fibrave:

1. Hani më shumë fruta dhe perime
Avokado, brokoli, zarzavatet jeshile, manaferrat, mollët dhe lakrat e Brukselit janë burime të shkëlqyera fibrash.

2. Zgjidhni ushqime me fara
Farat e lirit dhe chia-s janë veçanërisht të pasura me fibra. Disa krisur me fara liri mund të përmbajnë deri në 9 gram fibra për racion. Edhe arrat dhe bishtajoret janë burime të mira.

3. Provoni pije probiotike me fibra
Disa pije probiotike përmbajnë 3 deri në 9 gram fibra për shishe.

4. Zgjidhni bukë dhe bagels me shumë fibra
Produktet me drithëra integrale janë zakonisht më të pasura me fibra.

5. Shtoni pluhura fibrash në smoothie ose kos
Shtesat me fibra mund të jenë ndihmëse, por këshillohet të konsultoheni me mjekun përpara përdorimit.

Kujdes me hidratimin

Kur rritet marrja e fibrave, është shumë e rëndësishme të pini më shumë ujë. Sipas dietologes Mia Syn, pa hidratim të mjaftueshëm, konsumimi i tepërt i fibrave mund të shkaktojë kapsllëk, diarre, fryrje apo dhimbje barku. Në çdo rast, rekomandohet gjithmonë konsultimi me një mjek ose nutricionist përpara ndryshimeve të mëdha në dietë.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0