Pse e ka ndaluar Britania mbajtjen e orëve inteligjente të Apple ? - Business Magazine Albania

Pse e ka ndaluar Britania mbajtjen e orëve inteligjente të Apple ?


Kabineti qeveritar i Ministrave Britanik do të ndalojë përdorimin e orëve inteligjente të Apple në takimet e nivelit të lartë me frikën se mund të përgjohen nga hakerat Rusë.

Thuhet se orët inteligjente të Apple preferohen nga ministra të shumtë përfshi edhe ish sekretarin e drejtësisë Michael Gove i cili e mbante edhe gjatë takimeve. Megjithatë me ardhjen në pushtet të Tereza May, paisjet do të ndalohen.

Një fushatë e tillë është ndërmarrë që nga 2013 për telefonët inteligjentë dhe tabletët. Raportohet se gjatë takimeve telefonët vendoseshin brenda ambjenteve të izoluara. Madje ekzistonte frika se USB-të e dhëna për delegatët e samitit të G20-tës gjatë këtij viti të përmbanin viruse.

Pavarësisht se hakerat Rusë “janë kudo,” kjo nuk do të thotë se Rusia është i vetmi vend i cili zbaton axhenda të tilla. Vitin e kaluar NSA-ja u akuzua për spiunazh ndaj kancelares Gjermane Angela Merkel dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë.

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0