Pse CEO-t po e portretizojnë AI-në si armikun e madh të punësimit? - Business Magazine Albania

Pse CEO-t po e portretizojnë AI-në si armikun e madh të punësimit?

Në fund të majit, drejtori ekzekutiv i Anthropic, Dario Amodei, hapi publikisht një debat të ndjeshëm, duke paralajmëruar se gjysma e vendeve të punës në nivel fillestar mund të zhduken brenda pesë viteve për shkak të inteligjencës artificiale, duke e çuar papunësinë në SHBA deri në 20%. Por Amodei nuk është aspak i vetëm në këto parashikime të zymta për të ardhmen e punës. Një artikull i ri i Wall Street Journal nxjerr në pah se të tjerë drejtues të mëdhenj korporatash po bëjnë deklarata gjithnjë e më dramatike, duke e kthyer panikun për vendet e punës në një lojë gare të re mes drejtuesve ekzekutivë.

Disa nga këto deklarata paraprinë paralajmërimin e Amodei-t. Për shembull, në ditën vjetore për investitorët të JPMorgan në fillim të majit, drejtoresha e bankës për sektorin e konsumatorëve, Marianne Lake, parashikoi se AI do të “mundësojë” një reduktim me 10% të fuqisë punëtore. Por nga ai moment, deklaratat kanë ardhur gjithnjë e më të shpeshta dhe më të ashpra. Në një shënim muajin e kaluar, drejtori ekzekutiv i Amazon, Andy Jassy, paralajmëroi punonjësit që të presin një staf më të vogël, si rezultat i “ndryshimit teknologjik që ndodh vetëm një herë në jetë.”

Lexo edhe: A do ta “vrasë” AI industrinë e librave komikë?

CEO i ThredUp tha në një konferencë muajin e kaluar se AI do të shkatërrojë “shumë më tepër vende pune nga sa imagjinon njeriu mesatar.” Por deklarata më tronditëse deri më tani erdhi nga drejtori ekzekutiv i Ford-it, Jim Farley, i cili javën e kaluar deklaroi se AI do të “zëvendësojë në mënyrë të drejtpërdrejtë gjysmën e punonjësve me kollare të bardha në SHBA.”

Kjo përbën një ndryshim të fortë nga qëndrimi më i kujdesshëm që kishin mbajtur më parë drejtuesit për ndikimin e AI në punësim, vëren Wall Street Journal. Disa udhëheqës teknologjie, përfshirë edhe nga kompanitë më të fuqishme të AI-së  kanë propozuar më parë se frika është e ekzagjeruar, por rritja e paralajmërimeve të drejtpërdrejta nga brenda industrisë sugjeron se ristrukturime masive po afrohen, pavarësisht nëse shoqëria është e përgatitur për to apo jo.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0