Pse BIC.al? Sepse koha kur mjaftonte të ishe “diku online” ka...

Pse BIC.al? Sepse koha kur mjaftonte të ishe “diku online” ka përfunduar.

Nga Adelina Onuzi/ Sot në “Business Key” ndalemi te një platformë që ka për qëllim të zgjidhë një nga problemet më të përhapura në tregun shqiptar dhe jo vetëm, si të rritesh si biznes kur nuk ke kohë, burime apo një rrugë të qartë për t’u promovuar. Zgjidhja vjen nga BIC.al, një model i ri bashkëpunimi B2B që nuk të lë në hije, por të vendos në qendër të veprimit.

Pse BIC.al? Sepse koha kur mjaftonte të ishe “diku online” ka përfunduar.

Bizneset nuk kanë më nevojë për një listë ku të humbasin mes të tjerëve, por për një platformë ku bëhen të dukshme, të qasshme dhe të përfshira. BIC.al është krijuar pikërisht për këtë, jo për të renditur emra, por për të aktivizuar bashkëpunime, për të nxitur zhvillimin dhe për të vendosur çdo sipërmarrje në qendër të mundësive.

Në vend që të kërkosh pafund klientin ideal, BIC.al e përmbys skemën, klienti të gjen ty. Me një strukturë të zgjuar dhe funksionalitete të krijuara për tregun shqiptar dhe kosovar, platforma ofron një hapësirë ku kërkesat dhe ofertat takohen në kohë reale. Bizneset nuk qëndrojnë më pasivisht në pritje, ato marrin pjesë aktivisht në një rrjet që funksionon.

Po kërkon furnitorin e duhur? Me një kërkim të vetëm, kap sektorë të ndryshëm, nga qytete të ndryshme, në një format që i përshtatet mënyrës se si funksionon sot vendimmarrja në biznes, shpejt, qartë dhe konkretisht.

Për herë të parë, një platformë B2B në rajon nuk e sheh konkurrencën si pengesë, por si një ftesë për bashkëpunim. BIC.al është komunitet, jo katalog. Bizneset që regjistrohen nuk janë vetëm të pranishme, janë pjesëmarrëse. Publikojnë nevojat, ofrojnë zgjidhje, krijojnë partneritete që shpesh nuk do të ndodhnin kurrë pa këtë ndërmjetësim digjital.

Kjo platformë nuk është vetëm për korporatat. Synimi i saj janë bizneset e vogla dhe të mesme, ata që zakonisht kanë më pak zë, por më shumë për të dhënë. Nga prodhuesit, te startup-et, agjencitë apo profesionistët e pavarur, BIC.al i jep të gjithëve një mjet për të zgjeruar rrjetin, jo thjesht për të ekzistuar në të.

Në vend që të marrësh pjesë në panaire një herë në vit, BIC.al është panairi yt i përditshëm. Një vend ku ekspozohesh, flet, dëgjon, takon dhe rritesh. Me funksione të avancuara që po zhvillohen, si katalogë dinamikë sipas sektorit, promovim ofertash në kohë reale dhe madje inteligjencë artificiale që të sugjeron partnerë të mundshëm, kjo platformë nuk ndjek tregun, por e udhëheq.

Ambicia është e qartë, jo vetëm Shqipëri dhe Kosovë, por një rrjet B2B i të gjithë rajonit. Dhe pse jo, një trampolinë për eksportuesit shqiptarë që kërkojnë të depërtojnë në tregje të reja.

BIC.al nuk është një faqe. Është strategji. Është energji. Është mjeti i duhur për ata që nuk duan të mbeten në heshtje.

Bashkëpunimi nuk është më opsion, por nevojë, BIC.al është ura që i lidh bizneset me të nesërmen. Dhe më e rëndësishmja, nuk të kërkon të ndryshosh identitetin tënd si biznes, vetëm të dalësh nga hija.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0