Pronarët e bizneseve të vogla përgatiten për më tepër vuajtje nga inflacioni - Business Magazine Albania

Pronarët e bizneseve të vogla përgatiten për më tepër vuajtje nga inflacioni

Ekonomistët botërorë, si dhe ekonomistët e wall Street po debatojnë mundësinë e një rënieje ekonomike në të ardhmen e afërt. Në të njëjtën kohë, bizneset e vogla kanë filluar të përgatiten për kohët më të vështira që duket të jenë duke ardhur. Më shumë se 93% e pronarëve te bizneseve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuar nga besimi se ShBA do të hyjë në një periudhë recesioni brenda vitit të ardhshëm, bazuar në një sondazh të realizuar nga Goldman Sachs.

Për pjesën më të madhe të bizneseve të vogla, një rënie e ekonomisë nuk është më një skenar hipotetik.

Më shumë se ¾ e pronarëve të bizneseve (78% e tyre), kane raportuar se ekonomia ka qenë në rënie gjatë tre muajve të fundit.

Inflacioni historik i cili u rrit me 9.1% në qershor, ka goditur pronarët e bizneve të vogla. 80% e tyre raportoi se presionet nga inflacioni janë rritur gjatë tre muajve të fundit. 75% e tyre tha se rritja e çmimeve e ka ndikuar negativisht situatën financiare të biznesit të tyre. 2/3 e pronarëve të bizneseve të vogla i janë drejtuar rritjes së çmimeve të produkteve të tyre për t’u përshtatur me rritjen e çmimeve në treg. Pjesa më e madhe e tyre nuk i ka rritur çmimet mbi 10% nga niveli fillestar.

Megjithatë, çmimet, që janë çmimet më të shtrenjta në treg nga viti 1981, nuk duken të jenë shqetësimi më i madh për bizneset e vogla, sipas Goldman Sachs. Mungesa e kërkesës për punësim mbetet problemi më i madh. 84% e pronarëvë të bizneseve të vogla raportuan se kushtet e punonjësve nuk jane përmirësuar gjatë tre muajve të fundit. 41% pranuan se problemet e punësimit janë përkeqësuar. Për më shumë se gjysmën e bizneseve të vogla, procesi tipik i punësimit për një vend vakant zgjat tashmë mbi dy muaj. Pronarët e bizneseve cituan se garimi me kompanitë më të mëdha në kritere si paga dhe shpërblimet janë sfida e tyre më e madha në tërheqjen e të punësuarve.

Me gjithë sfidat me të cilat pronarët e bizneseve të vogla po përballen për shkak të inflacionit, pozicioneve të mbetura vakante dhe problemeve të vazhdueshme me zinxhirin e prodhimit, 2/3 ruajtën sigurinë se problemet e tyre financiare do të jenë të përballueshme për pjesën e mbetur të vitit.

https://www.inc.com/ali-donaldson/inflation-small-business-owners-goldman-sachs.html

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0