Prokuroria kërkon 12 vite burg për trashëgimtarin e Samsung

Prokuroria kërkon 12 vite burg për trashëgimtarin e Samsung


Ai akuzohet për korrupsion lidhur me skandalin politik që çoi në shkarkimin e ish presidentes Park Geun-hye.

Gjatë argumenteve të mbylljes, prokurorët thanë se Lee i ka dhënë 38 milionë dollarë dy fondacioneve të dyshimta jo-fitimprurëse të drejtuara nga Choi Soon-sil, një mike e ngushtë e ish presidentes Park, në këmbim të një vendimi të favorshëm për bashkimin e dy degëve të Samsung-ut.

Bashkimi do të kishte lehtësuar rrugën e zotit Lee për të marrë kontrollin e plotë të konglomeratit nga babai i tij. Ai ka mohuar të ketë kryer ndonjë veprim të paligjshëm.

/TheTimes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0