Projekti i ri i Bashkisë së Tiranës, kthen bibliotekat në qendra multifunksionale - Business Magazine Albania

Projekti i ri i Bashkisë së Tiranës, kthen bibliotekat në qendra multifunksionale


Bashkia e Tiranës ka lançuar projektin “Bibliotekat e Lagjeve si Qendra Multifunksionale” me qëllim rritjen e frekuentimit dhe vëmendjes së qytetarëve ndaj bibliotekave.

Ky projekt, i cili konsiston në përdorimin e ambienteve të bibliotekave nga organizata jofitimprurëse parashikon shtimin e qendrave rinore dhe hapësirave multifunksionale për të rinjtë e Tiranës si dhe zhvillimin e ideve kreative dhe inovative.

Formimi i të rinjve duke i larguar nga fenomenet negative si duhani, bullizmi apo droga është edhe një ndër objektivat kryesorë të këtij projekti që do të vijë si një bashkëpunim i Bashkisë së Tiranës me organizatat jofitimprurëse.

Për t’u bërë pjesë e projektit, të gjitha organizatat jofitimprurëse mund të aplikojnë pranë Bashkisë së Tiranës përmes një formulari aplikimi. Këtë të fundit mund ta shkarkoni nga faqja zyrtare e Bashkisë në adresën www.tirana.al.

Ndërkohë, të interesuarit duhet të plotësojnë një sërë kriteresh për të aplikuar, që përfshijnë:

1- Formularin e aplikimit të plotësuar në mënyrë të plotë dhe të saktë (të firmosur dhe vulosur);

2- Projekt Propozimi dhe kalendarin e aktiviteteve duhet të parashikojnë periudhën një vjeçare;

3- Vendimi i Gjykatës, Statuti i Shoqatës, Akti i themelimit dhe NIPT (Kopjet, duhet të jenë të noterizuara), Vërtetim për statusin e aplikuesit e tërhequr tek e-Albania;

4- Vërtetim nga Gjykata, që Shoqata, Fondacioni, nuk është në proces falimentimi apo likuidimi.

5- CV e organizatës

6- Dokument identifikimi i aplikuesit ( fotokopje e kartës ID të Drejtuesit Ekzekutiv të shoqatës)

Kohëzgjatja e projekt-propozimeve është parashikuar të jetë 12 muaj, ndërsa 30 prill 2018 është edhe afati i fundit për dorëzimin e tyre pranë Protokollit të Bashkisë së Tiranës. Projekti parashikon shtrirjen në bibliotekat e lagjeve në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë së Tiranës.

Bashkia e Tiranës gjatë muajve të fundit po investon për restaurimin e bibliotekave në lagje, duke i kthyer ato në hapësira me pamje moderne.

/Scan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0