‘M&M Ivanaj Foundation Institut’ ka hapur thirrjen për aplikime për gratë, biznesi i të cilave është prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Qëllimi i kësaj nisme është të sigurojë mbështetje financiare për një grup të përzgjedhur grash për të rifilluar / rikuperuar / rritur biznesin e tyre. Diapazoni i ndihmës financiare është midis $1000 – $1500 (ose ekuivalenti i tij në Lekë) për çdo aplikant të suksesshëm.
Aplikantët e interesuar duhet të shkarkojnë Paketën e Aplikimit (Formularin e Aplikimit dhe Tabelën e të Ardhurave Neto), plotësojnë të gjithë informacionin e kërkuar dhe t’i dërgojnë ato në adresën e mëposhtme të postës elektronike: [email protected]. Për më tepër, aplikantëve u kërkohet të dërgojnë 2-3 fotografi të dëmeve që tërmeti u shkaktoi bizneseve të tyre.
Për të shkarkuar Paketën e Aplikimit, klikoni Ivanaj Foundation.
Pyetjet mund të dërgohen tek [email protected] jo më vonë se data 15 Shtator 2020. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 30 Shtator 2020, ora 23:59 CET.
Ky projekt mbështetet nga kontributet financiare të mbledhura nga Gratë Shqiptaro-Amerikane në Washington DC, përmes Valbin’s Center for International Programs (CIP) dhe zbatohet nga ‘The Ivanaj Foundations of New York and Tirana’.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.