Projekti gjigand “Stargate UAE” do të nisë në vitin 2026 në partneritet me Nvidia, OpenAI dhe Oracle - Business Magazine Albania

Projekti gjigand “Stargate UAE” do të nisë në vitin 2026 në partneritet me Nvidia, OpenAI dhe Oracle

Projekti gjigand “Stargate UAE” do të nisë në vitin 2026 në partneritet me Nvidia, OpenAI dhe Oracle

Faza e parë e një qendre të re të avancuar të të dhënave në Emiratet e Bashkuara Arabe do të nisë funksionimin në vitin 2026, me një pritshmëri për të përfshirë rreth 100,000 çipe Nvidia.

Projekti “Stargate UAE”, është pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar javën e kaluar nga ish-presidenti Donald Trump, për ndërtimin e kompleksit më të madh në botë të qendrave të të dhënave për inteligjencën artificiale, jashtë territorit të SHBA-ve. Kjo ndodh pavarësisht kufizimeve të mëparshme amerikane për eksportin e teknologjisë së avancuar drejt Emirateve, për shkak të marrëdhënieve të ngushta të këtij shteti me Kinën. Zona e projektit përfshin rreth 26 kilometra katrorë në Abu Dhabi dhe në të ardhmen pritet të akomodojë deri në 5 gigavat kapacitet qendrash të të dhënave. Faza e parë e projektit do të jetë “Stargate UAE” me kapacitet 1 gigavat, që do të ndërtohet nga kompania shtetërore G42, në bashkëpunim me OpenAI, Oracle, Nvidia, Cisco Systems, si dhe SoftBank Group nga Japonia. Kompanitë njoftuan të enjten se ky projekt do të përdorë sistemet Grace Blackwell GB300 të Nvidia, aktualisht serverët më të avancuar për inteligjencë artificiale të ofruar nga kjo kompani. Sipas njoftimeve, 200 megavat të parë të kapacitetit do të vihen në funksion në vitin 2026.

Lexo edhe:Tarifat e Trump po i bëjnë të pasurit më të pasur! Sa ka fituar secili prej tyre brenda vitit?

Edhe pse nuk është dhënë një numër konkret serverësh, sipas analizave të TrendForce, një server GB300 me 72 çipe konsumon rreth 140 kilovat energji elektrike – që do të thotë se për 200 megavat nevojiten rreth 1,400 serverë, me gjithsej 100,000 çipe Nvidia. “Kjo platformë e parë në botë do t’i mundësojë çdo institucioni shtetëror dhe biznesi në Emiratet e Bashkuara Arabe të lidhë të dhënat e tyre me modelet më të avancuara të inteligjencës artificiale në botë,” – u shpreh Larry Ellison, CTO dhe Kryetar i Oracle. Kujtojmë se administrata e Trump, në fillim të këtij muaji, hoqi një rregullore të vendosur nga Presidenti Biden, e cila ndalonte eksportin e çipeve të AI drejt vendeve si Emiratet. Ndërkohë, Departamenti i Tregtisë i SHBA-ve deklaroi se do të krijojë një grup pune me Emiratet, për të garantuar që ky projekt të përmbushë standardet e sigurisë amerikane dhe praktikat e përgjegjshme në ndërtimin e infrastrukturave të AI, si në Emiratet ashtu edhe në nivel global.

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0