Keni nevojë për më shumë prova se ky është viti kur asetet dixhitale u përhapën? Ndoshta mund t’ju bindë fakti se fondet për kapitalet sipërmarrëse kanë derdhur rreth 30 miliardë dollarë në kripto, ose më shumë se në të gjitha vitet e mëparshme të kombinuara për teknologjinë që ka pak më shumë se 10 vite në qarkullim.
Kjo është pothuajse katërfishi i nivelit të mëparshëm prej rreth 8 miliardë dollarësh në 2018, ose vitin pas rritjes së më shumë se 1300% të Bitcoin, sipas të dhënave të transaksioneve të përpiluara nga PitchBook Data Inc.
“Ne kemi lëvizur përtej Bitcoinit që konsiderohet si ari dixhital. Ne kemi shërbime financiare, art, lojëra si një nënkategori e NFT-ve, Web 3.0, media sociale të decentralizuara, lojëra për të fituar – e gjithë kjo i bëri investitorët të mendojnë, “Ndoshta nuk po financojmë mjaftueshëm”, tha Spencer Bogart, partner i përgjithshëm në Blockchain Capital LLC me qendër në San Francisko, një nga investitorët më të mëdhenj në industri pasi financoi më shumë se 120 kompani që nga fillimi i tij në 2013.
Ndërsa firmat e tjera të themeluara si Coinbase Ventures, Digital Currency Group dhe Polychain Capital vënë bast për gjënë tjetër të madhe të kriptos, të gjitha llojet e projekteve eksperimentale – ku përfshihet një aplikacion i mediave sociale që e kthen influencën e njerëzve të famshëm në monedha digjitale.
“Investitorët po financojnë gjithçka,” tha analisti i PitchBook Rob Le.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto