Projektbuxheti 2023/ Qeveria rikthen lojërat e fatit. Taksë për kompanitë energjetike dhe profesionistët e lirë - Business Magazine Albania

Projektbuxheti 2023/ Qeveria rikthen lojërat e fatit. Taksë për kompanitë energjetike dhe profesionistët e lirë

Qeveria pritet të mbledhë 625.7 miliardë lekë në buxhetin e vitit 2023. Por, nga do të vijnë këto të ardhura?

Pjesa  më e madhe pritet të vijë nga TVSH, apo e ashtuquajtura taksa e konsumit, në vlerën 211 mld lekë, mbi 15 mld lekë më shumë se vitin e kaluar, rritje që pritet të vijë prej çmimeve të larta dhe ecurisë së ekonomisë.

Ndikim të madh në rritjen e të ardhurave pritet të ketë edhe akzica. Qeveria këtë e synon nëpërmjet importit më të lartë të mallrave si dhe rritjes së tarifës për birrën, verën dhe gazin natyror.

Lexo edhe: Buxheti arkëton 480 milionë euro më shumë të ardhura gjatë 9 mujorit

Ndikim në rritjen e të ardhura për arkën e shtetit pritet të japin edhe masat e reja të paketës fiskale. Ligjet më të rëndësishme të kësaj pakete janë ai për tatimin mbi të ardhurat personale, ligji për tatimin e jashtëzakonshëm energjetik si dhe rifutja e basteve sportive. Sa I takon tatimit mbi të ardhurat, parashikohet rritja e kufirit të patatueshëm të pagës nga 40 deri në 50 mijë lekë si dhe futja në skemën e taksimit të të ardhurave personale për profesionistët e lirë që ofrojnë shërbime.  Buxheti pret të mbledhë 2 mld lekë në vit nga futja në skemën e tatimit të profesionistëve të lirë. Po kaq pritet të grumbullojë çdo vit edhe nga miratimi i ligjit të lojërave të fatit për bastet sportive nga 1 janari 2023.

Më shumë para do të hyjnë në buxhet edhe nga taksa speciale për prodhuesit e energjisë elektrike që eksportojnë. 33% parashikohet masa e taksimit për fitimet e papritura të këtyre subjekteve që pritet t’i sjellin arkës së shtetit 8.3 miliardë lekë në vit.

Qeveria nuk ka harruar pa llogaritur edhe të ardhurat që do vijnë në buxhet nga rritja e çmimeve, në masën 5.7 miliardë lekë.

Si rrezik që këto taksa të mos mblidhen renditen ngadalësimi mëtejshëm ekonomik, përkeqësimi I situatës globale apo ndryshimi i kursit të këmbimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0