Projektbuxheti 2016, të ardhurat rriten me 5%, ulen shpenzimet

Projektbuxheti 2016, të ardhurat rriten me 5%, ulen shpenzimet


Qeveria ka miratuar projektbuxhetin për vitin e ardhshëm në mbledhjen e fundit, por varianti i Ministrisë së Financave ka pësuar disa ndryshime. Nuk do të ketë rritje taksash, por mungesa e të ardhurave do të kompensohet me ulje të shpenzimeve. Në projektbuxhetin 2016 qeveria ka shkurtuar shpenzimet e përgjithshme buxhetore me 1% në në krahasim me këtë vit. Sipas draftit që është ende në përpunim e sipër, të ardhurat ruajnë një tendencë rritje me 5 % në krahasim me parashikimin e këtij viti.

Nga 398 miliardë lekë të planifikuara për t’u grumbulluar këtë vit, gjatë vitit 2016 planifikohen të grumbullohen 418 miliardë lekë ose 5% më shumë se pritshmëritë e këtij viti. Ministria e Financave është treguar më pak optimiste se një vit më parë në lidhje me të ardhurat, për shkak edhe të mosrealizimit të tyre gjatë këtij viti.

Ndërkohë në zërin e shpenzimeve, qeveria ka vendosur të mbajë ato nivele më të ulëta se të këtij viti. Nga 456 miliardë lekë të planifikuara për këtë vit, pritet që më 2016 mos të shpenzohen më shumë se 452 miliardë lekë.

Shkurtimet janë rreth 38 miliardë euro. Burimet nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se defiçiti buxhetor pritet të ulet me 40%. Këtë vit vendi kalon në sufiçit primar duke marrë një borxh të ri vetëm 34 miliardë lekë nga 58 miliardë lekë që janë planifikuar këtë vit. Në buxhet është parashikuar që kostoja e shërbimit të borxhit do të jetë më e ulët se defiçiti buxhetor.

Ndërkohë, projektbuxheti për vitin e ardhshëm pritet të dorëzohet në Kuvend ku do të diskutohet në komisionet parlamentare e votuar më pas në seancë plenare.

/Balkanweb/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0