Programi “Code for Albania” dhe të rinjtë shqiptarë

Programi “Code for Albania” çeli sërish këtë vit aplikimet për nxënësit e shkollave 9-vjeçare në të gjithë Shqipërinë. Ky program u krijua nga diaspora shqiptare në Silicon Valley në bashkëpunim me organizatën amerikane Code.X. Në të mësohet kodim dhe mendim kritik me instruktorë amerikanë dhe shqiptarë.

Organizatorët e programit “Code for Albania” dhe Alfa Plan i gjetëm në një orë leksioni të kodimit me profesoren Erisa Terolli, e cila jepte një leksion online Instituti Max Plan në Sarbruken të Gjermanisë për afro 70 nxënës dhe studentë, që e ndiqnin atë drejtpërdrejt përmes kompjuterit. Ajo po u shpjegonte bazat e programimit nxënësve të ardhshëm të Programit Code for Albania. Sivjet programi mori formatin e një kampi veror online, që është edhe më gjithëpërfshirës.

“Projekti për orën e kodimit Code for Albania e nisi më 10 dhjetor dhe u zhvillua në 10 shkolla 9-vjecare në Tiranë, deri sa pandemia i mbylli shkollat dhe gjithë program kaloi online. Kampi veror i një viti më parë me profesorë amerikanë për dy javë, sivjet ia ka lënë vendin një kampi veror online dhe regjistrimet për këtë nismë sfiduese sapo filluan” – thotë Enea Mançellari, professor i inxhinierisë kompjuterike.

Në Shqipëri rrjeti i koduesve është zgjeruar me vajza dhe djem të kthyer nga SHBA dhe BE.Një prej tyre është Zerina Bruci, eksperte e zhvillimit ekonomik, e cila u kthye në Shqipëri pas një punësimi shumë të veçantë në Sillicon Valley në fushën e zhvillimit kompjuterik. “Rrjeti i diasporës që na mbështet, tashmë po përhapet nga SilIcon Valley drejt Europës. Code for Albania u ka bërë thirrje diasporës shqiptare, bizneseve, shoqatave, institucioneve publike e shkollave që t’i bashkohen kësaj nisme, sepse ky është casti i duhur për të investuar tek tek aftësimi i të rinjve, që do ta zhvillojnë Shqipërinë në të ardhmen” – tha ekspertja Bruci.

Duke bashkëpunuar ngushtë me të rinjtë, “Code for Albania” synon të krijojë një lëvizje dhe që pas 10 vjetësh Shqipëria të ketë mbi 100 mijë kodues, duke marrë një vend në në hartën e revolucionit të katërt teknologjik. Programi “Code for Albania” është një nga nismat ambicioze në mbështetje të rinisë shqiptare. Ai u krijua në Silicon Valley të SHBA nga diaspora shqiptare në bashkëpunim me organizatën amerikane Code.X.

VOA

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale