Program Mentorimi për Reduktimin dhe Riciklimin e Plastikës - Business Magazine Albania

Program Mentorimi për Reduktimin dhe Riciklimin e Plastikës

GIZ

GIZ ka hapur thirrjet për programin ‘Bashkohuni me Programin tonë të Mentorimit për Reduktimin dhe Riciklimin e Plastikës’.

A jeni një kompani e vogël ose e mesme me bazë në Shqipëri ose Kosovë?
A përdorni një sasi të konsiderueshme të plastikës në biznesin tuaj apo merreni me riciklim?
A keni menduar të reduktoni ose ricikloni plastikën por nuk dini nga t’ia filloni?
Nëse po, atëhere kjo thirrje është për ty!
Aplikoni tani në programin e mentorimit të krijuar posaçërisht për kompani të regjistruara në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, dhe Mal të Zi.

Afati i fundit i aplikimit: 26 qershor 2023
Formulari i aplikimit: https://rb.gy/2f2z3

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0