Program ekspozimi për startup-et në fushën e ICT dhe Gaming

Program ekspozimi për startup-et në fushën e ICT dhe Gaming

startupe

Ekspozohuni ndaj ekosistemit gjerman për të mësuar dhe për t’u njohur me rrjetet gjermane të startup-eve dhe aktorët e tjerë të ekosistemit!

BE për Inovacion ka hapur thirrjen për aplikime për Programin e Matchmaking dhe Ekspozimit në Gjermani për 45 startup-e shqiptare nga fusha e ICT dhe Gaming. Startup-et do të kenë mundësinë të zhvillojnë më tej biznesin e tyre dhe të krijojnë lidhje me startup-e gjermanë dhe kompani, që ndajnë të njëjtin pasion!

Startup-et do të kenë mundësi të qëndrojnë në Gjermani për një periudhë prej dy javësh (14 ditë, 12 ditë të plota në Gjermani, 2 ditë për udhëtime) me të gjitha shpenzimet e mbuluara nga projekti i BE për Inovacion.

Programi i ekspozimit

Programi i ekspozimit do të shërbejë që startup-et shqiptare të sigurojnë njohuri në ekosistemin lokal (gjerman) për sa i përket aktorëve dhe shërbimeve të ofruara, me formate mësimi për të mbështetur startup-et në zhvillimin e biznesit të tyre, si dhe njohuri për komunitetin – duke menduar përmes ekspozimit ndaj komunitetit ose shkëmbimeve me anëtarët e komunitetit.

Shkëmbim një me një dhe ekspozimi me kompani gjermane, startup-e ose organizata mbështetëse të inovacionit

Përveç programit të ekspozimit, startup-et shqiptarë do të lidhen (bazuar në industrinë / sektorin e tyre) me startup-et gjermanë, kompanitë ose organizatat mbështetëse të inovacionit, për shkëmbim dhe bashkëpunim një-me-një.

Është parashikuar që të ketë tre grupe me 15 startup-e, secila pjesëmarrëse në program. Startup-et shqiptare që zgjidhen për programin do të përfaqësohen nga një individ, i cili mund të jetë themeluesi, CEO ose çdo punonjës tjetër i përfshirë në menaxhimin e startup-it. Partnerë akomodues për startup-et shqiptarë mund të jenë kompani ose startup-e që punojnë në të njëjtin sektor, me një portofol të ngjashëm produktesh ose në një fushë ku startup-i shqiptar ka nevojë të përmirësohet.

Aplikoni deri më 16 Tetor dhe mund të keni shansin për të marrë pjesë në këtë përvojë të mësuari, të fitoni një udhëtim jashtë vendit dhe të krijoni lidhje me startup-et e tjera në Gjermani, që mund t’ju ndihmojnë të rrisni biznesin tuaj dhe të zgjeroheni ndërkombëtarisht. Për të aplikuar në këtë projekt, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://socialimp.wufoo.com/forms/qpumc4g1n2tqwk

Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen e Projektit, duke klikuar këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0