Profesori që parashikoi 'Dorëheqjen e Madhe' zbulon 3 tendencat që do të dominojnë punën në 2022-shin - Business Magazine Albania

Profesori që parashikoi ‘Dorëheqjen e Madhe’ zbulon 3 tendencat që do të dominojnë punën në 2022-shin

Gjatë vitit 2021 tre fjalë të cilat formësuan botën e punës: “Dorëheqja e madhe”.

Anthony Klotz, një psikolog organizativ dhe profesor në Universitetin A&M të Teksasit, shpiku frazën gjatë një interviste me Bloomberg majin e kaluar për të përshkruar valën e njerëzve që largoheshin nga puna për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila bëri që shumë njerëz të rimendonin se ku, si dhe pse punojmë.

Por ai kurrë nuk parashikoi se çfarë do të ndodhte më pas. Dorëheqja e Madhe ka vazhduar të dominojë titujt e lajmeve dhe ka çuditur liderët e biznesit. Në nëntor, një rekord prej 4.5 milionë punonjësish lanë punën e tyre, sipas raportit të fundit të Departamentit të Punës.

Dorëheqja e Madhe ka frymëzuar terma të tjerë për të përshkruar revolucionin e punës që po dëshmojmë, duke përfshirë “Riimagjinimin e Madh”, “Rivendosja e Madhe” dhe “Realizimi i Madh”. Këto rrëfime shpjegojnë se si ne po rishqyrtojmë rolin e punës në jetën tonë, por nuk po shohim pasojat më të gjera të kësaj vale të braktisjes së vendeve të punës dhe çfarë do të thotë kjo për punonjësin individual, argumenton Klotz.

Më poshtë, Klotz ndan tre parashikimet e tij se si do të duken vendet e punës në vitin 2022:

Dorëheqja e Madhe do të ngadalësohet

Largimi nga vendet e punës do të vazhdojë dhe në vitin 2022, por Klotz nuk pret që dorëheqja të rritet  aq sa vitin e kaluar.

Amerikanët u larguan nga puna me një ritëm rekord gjatë gjysmës së dytë të 2021-shit dhe akoma më shumë planifikojnë të japin dorëheqjen në vitin e ri. Rreth 23% e punonjësve do të kërkojnë punë të reja në 2022, ndërsa 9% kanë siguruar tashmë një pozicion të ri pune, sipas një sondazhi të dhjetorit ResumeBuilder.com me 1250 punëtorë amerikanë.

Megjithatë Klotz parashikon se për shkak se tregu i ngushtë i punës i ka shtyrë kompanitë të ofrojnë përfitime më të mira dhe paga më të larta, kjo se do të pengojnë largimin e punoësve nga vendet e tyre të punës në muajt në vijim.

Lexo edhe: “Prisni të plasë lufta mes punonjësve dhe shefave!” Parashikimet e ekspertit për punën në distancë

Marrëveshjet e punës fleksibël do të jenë normë, jo përjashtim

Liria për të punuar nga kudo është  kthyer në një nga kërkesat më të mëdha gjatë pandemisë, aq sa njerëzit e vlerësojnë fleksibilitetin sa një rritje prej 10% e pagës, sipas hulumtimit të ri nga Projekti Kërkimor WFH.

Klotz pret që një kulturë fleksibël pune do të çojë në një ekuilibër më të mirë punë-jetë dhe përmirësim të shëndetit mendor për punonjësit. “Një përfitim i madh i kësaj pandemie të tmerrshme është se bota e punës do të bëjë një hap të madh pozitiv përpara për punëtorët,” thotë ai. “Puna do të përshtatet me jetën tonë personale në vend që jeta jonë personale të përshtatet me punën.”

Puna në distancë do të bëhet më konkurruese

Ndërsa kompanitë luftojnë për të punësuar në Shtetet e Bashkuara, një numër në rritje i menaxherëve mund t’i drejtohen automatizimit dhe kandidatëve ndërkombëtarë për të plotësuar vendet e hapura të punës.

Klotz parashikon që kompanitë do të bëjnë investime më të mëdha në robotë dhe inteligjencë artificiale për të reduktuar kohën dhe kostot e punësimit edhe pas përfundimit të pandemisë.

Të njëjtat përfitime mund t’i shtyjnë kompanitë të punësojnë më shumë kandidatë ndërkombëtarë për punë në distancë dhe të krijojnë edhe më shumë konkurrencë, shton ai. “Në Shtetet e Bashkuara, punonjësit priren të paguhen me paga më të larta se njerëzit në shumë vende të tjera,” thotë Klotz. “Nëse jeni një organizatë, mund të rekrutoni punëtorë nga e gjithë bota që mund të bëjnë të njëjtën punë për një tarifë më të ulët.”

cnbc 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0