Raport- Ekosistemi i statupeve në Shqipëri 2025

Përshkrim

Raporti i parë i detajuar i ekosistemit të startupeve shqiptare, krijuar nga Startup Genome, ka analizuar Shqipërinë krahasuar me ekosisteme që ndodhen në të njëjtën fazë aktivizimi si:Nur Sultan, Estonia, Malta, Kazakistan, Beograd, Luksemburg.

Gjetjet janë, në përgjithësi pozitive për Shqipërinë, duke treguar një ekosistem të ri, të ri në moshë, por që po rritet më shpejt se vendet e krahasimit.

Ky vizion, i mbështetur nga të dhënat dhe krahasimet e Startup Genome, krijon një narrative të qartë: Shqipëria nuk është thjesht duke u rritur. Ajo është duke planifikuar një transformim të strukturuar, të bazuar në sektorë me potencial global, në rritje të shpejtë dhe me mundësi reale eksporti teknologjik. Në këtë kuadër, raporti i djeshëm nuk ishte thjesht një prezantim. Ishte një deklaratë ambicie, që pozicionon ekosistemin shqiptar të inovacionit si një lojtar në zhvillim të shpejtë në hartën e teknologjisë në Europën Juglindore.