Business Mag Nr. #23 – Qershor 2020

500.00L

Përshkrim

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi të lumtur që ia dolem ta publikojmë dhe ta sjellim në duart tuaja duke vazhduar kështu misionin tonë në shërbim të promovimit të sipërmarrjes. Situata që kaluam nuk ishte vetëm një krizë shëndetësore por edhe një sfidë për sipërmarrjet. Sfidë nga e cila do të ketë rrëzime por në të njëjtën kohë dhe ringritje. Të gjithë ne, si sipërmarrës kemi marrë leksione të rëndësishme të cilat duhet ti vëmë në jetë për të qenë sa më të përgatitur për atë që e ardhmja do të sjellë. Disa prej artikujve janë përgatitur përpara periudhës së pandemisë dhe mund të pasqyrojnë mendime, opinione dhe analiza të pa ndikuara nga situata bllokuese që erdhi në muajt më pas. të varfër. Por varfëria nuk është një status që na bën krenar kur kemi burime natyrore e potencial njerëzor me kapacitet.

Le të shërbejë kjo goditje që morëm nga epidemia, për t’iu rikthyer nesër shumë më mirë administrimit të financave personale, familjare, kompanisë, mirëadministrimit të institucioneve publike, dhe buxhetit të shtetit. Kjo është një përgjegjësi për veten dhe pasardhësit tanë.

Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi të lumtur që ia dolem ta publikojmë dhe ta sjellim në duart tuaja duke vazhduar kështu misionin tonë në shërbim të promovimit të sipërmarrjes.

Situata që kaluam nuk ishte vetëm një krizë shëndetësore por edhe një sfidë për sipërmarrjet. Sfidë nga e cila do të ketë rrëzime por në të njëjtën kohë dhe ringritje. Të gjithë ne, si sipërmarrës kemi marrë leksione të rëndësishme të cilat duhet ti vëmë në jetë për të qenë sa më të përgatitur për atë që e ardhmja do të sjellë.

Disa prej artikujve janë përgatitur përpara periudhës së pandemisë dhe mund të pasqyrojnë mendime, opinione dhe analiza të pa ndikuara nga situata bllokuese që erdhi në muajt më pas.